Kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merr pjesë në Asamblenë e 74-ërt të Kombeve të Bashkuara. Rama përgjatë një interviste të realizuar nga New York-u ka dhënë detaje të hollësishme për takimin me Presidentin amerikan Donald Trump.
“Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e vetë Presidentit që ‘Shqipëria po ecën mjaft mirë’ është kënaqësi”, është shprehur Rama.