Dje Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre” me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove.
Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në foton në fjalë duken dy përfaqësueset e SHBA-së, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.
Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin, dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.
Samir Tahiri është “heroi” i parë që “bie” falë presionit ndërkombëtar. Ky është rasti i parë që dënohet një zyrtar i lartë, që kur ka nisur Reforma në Drejtësi. Ajo që duhet theksuar është se dhe ky dënim i Tahirit erdhi falë presionit amerikan. Ambasada e SHBA gjatë 2 viteve ka ndjekur me shumë interes procesin hetimor e gjyqësor ndaj tij, duke dërguar në sallën e gjyqit përfaqësuesit e saj.