Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Dënimi” i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Dënimi” i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

Nga: Andi Bushati

Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptarët për implikimin e thellë të qeverisë ku ai bënte pjesë me trafikantët e drogës, ai nuk pati aspak vlerë për të ngjallur shpresë se në këtë vend po vendoset drejtësia.

Ky konkluzion, në dukje paradoksal, buron nga mënyra se si u zhvillua gjykimi. Nga njëra anë ai i serviri publikut fakte dhe prova të panumurta për të kuptuar se sundimi i banditëve përjetoi periudhën e tij të artë në kohën e çiftit Rama – Tahiri. Këtë e dëshmoi përmes lidhjes së ish ministrit të brendshëm me klanin e kushërinjve të tij Habilaj.

Gjatë këtij procesi ne rikujtuam edhe njëherë se që në vitin 2015, një oficer policie, Dritan Zagani, e denoncoi këtë lidhje. Por, pavarësisht nga kjo ne kuptuam se jetojmë një një vend, ku denoncuesi burgoset dhe keqbërësi respektohet. Sikur asgjë të mos kish ndodhur, “ministri më i suksesshëm i qeverisë”, jo vetëm që nuk i mbajti nën mbikqyrje të dyshuarit si trafikanë, por ai vazhdoi të udhëtonte jashtë me ta, tu besonte njerëzit e afërm të familjes, ti thërriste për ti paguar rregullimin e skafit në Korfuz.

Lexo me tej:

Historia e lidhjes të Tahirit me trafikantët Habilaj 

Në këtë kuptim, gjykimi i Tahirit ishte i vlefshëm sepse ai na rishfaqi edhe njëherë, sekuencë për sekuencë, filmin tashmë të njohur të afërsisë së politikës me krimin. Ai na provoi se sa pranë e pranë ishin simbolet e kanabizimit të Shqipërisë, me njerëzit më të fuqishëm të pushtetit dhe se sa e madhe qe fuqia e propagandës që e etiketonte si makineri balte çdo media që guxonte të fliste për hashashin.

Por, pavarësisht nga kjo fitore e vonuar morale, ajo që ndodhi me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare i dha një grusht të fuqishëm optimizmit se drejtësia shqiptare mund të rilindë.

Porsa u bënë publike përgjimet italiane, i pari Edi Rama, sulmoi egërsisht prokurorët që kërkuan imunitetin e Tahirit, njësoj siç pati bërë paraardhësi i tij Berisha me Ina Ramën. Mediat shërbëtore të qeverisë iu futën atyre deri në shtrat dhe filluan një gjueti të organizuar shtrigash për t’i intimiduar. Deputetët socialistë rrefuzuan të votojnë për arrestimin e kolegut ish ministër duke i dhënë atij kohë të fshehë gjurmët e krimit që mund të gjenin në flagrancë hetuesit.

Nuk kaloi shumë dhe me bekimin euro-amerikan, rilindasit votuan një kamikaze të tyre në krye të prokurorisë, e cila transferoi menjëherë ata që kishin filluar të hetonin dosjen Tahiri.

Askush nga institucioni i akuzës nuk guxoi të pyesë dëshmitarin e parë të kësaj ngjarjeje, Dritan Zaganin, një tjetër dëshmitar, financieri i Habilajve, Neziri, u la të ekstradohej jashtë ligjit drejt Italisë, ndërsa prokuroria, as në ëndrrat e veta më të çartura, nuk e shpuri nëpërmend që këtë histori kushërijsh banditë, ta shihte si premisën për të hetuar kanabizimin e mbarë vendit.

Dhe kështu, kazusi për të cilën pati vënë bast Donald Lu, ai që mjaft deputetë të bundestagut e shpallën si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë, përfundoi në një aktakuzë paçavure, të mbrojtur prej ca prokurorëve dordolecë, që ziheshin me njëri tjetrin, për faktet, në sallën e gjyqit.

Ata i lanë në derë gjykatës një pretencë butaforike, ku pretendohej ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, pa dhënë asnjë provë bindëse për këtë.

Dhe tre gjykatësit që u ngujuan me orë të zgjatura në dhomën e këshillimit, nuk gjetën dot zgjidhje më të mirë sesa ta shpallnin fajtor Saimir Tahirin, pa i dhënë atij asnjë ditë burg. Ata firmosën fundin e një procesi farsë që ishte projektuar të degjeneronte si i tillë.

Gjykata jep vendimin për Tahirin: Fajtor! Por nuk do të shkojë në burg

Por, sado dëshpërues të jetë ky përfundim, sado që ai të dëshmojë për paprekshmërinë e “peshqve të mëdhej”, sado të tregojë se Rilindja është e vendosur të shkatërrojë çdo përpjekje për drejtësi të pavarur, “Procesi Tahiri” nuk ka vetëm anën e tij të errët.

Falë tij ne sot dimë se si na gënjyen për vite me radhë dhe se si, po të mos kishin qenë përgjimet italiane, do të vazhdonim të jetonim me legjendën e ministrit që luftoi më shumë se kushdo drogën.

Falë tij, ne kemi sot përgjime, dëshmi, tabulate, dhe dokumenta të TIMS-it që na tregojnë se si ka qenë krimi i ulur këmbëkryq në majat më të larta të qeverisë.

Falë tij ne e dimë të vërtetën, ndonëse drejtësia nuk na ofroi provat e ligjshme për ta vënë atë në vend.

Në këtë kuptim, ndonëse nuk ishte një fitore e ligjit, i gjithë procesi Tahiri qe një ngadhënjim i transparencës. Ai përbën revanshin e të gjithë atyre që u bënë barrikadë, kundër projektit ogurëzi të kanabizimit të Shqipërisë. /Lapsi.al

 

Tags: GjykataKrimet e Rendasaimir tahirivendimi

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
“Bën gërr-gërr kot”, plas sherri mes Anila Bashës dhe Klodiana Lalës

“Bën gërr-gërr kot”, plas sherri mes Anila Bashës dhe Klodiana Lalës

U larguan pas Tahirit, kush ishin dy përfaqësueset e SHBA-së që ndoqën gjyqin maratonë

U larguan pas Tahirit, kush ishin dy përfaqësueset e SHBA-së që ndoqën gjyqin maratonë

Dorëheqja e Sonila Qatos, kush pritet ta zëvendësojë? (Emri)

Dorëheqja e Sonila Qatos, kush pritet ta zëvendësojë? (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com