Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Pse Charlie Chaplin e simpatizonte komunizmin? FBI: Nuk ishte britanik, por një ruso-hebre

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Pse Charlie Chaplin e simpatizonte komunizmin? FBI: Nuk ishte britanik, por një ruso-hebre

Në shtatorin e vitit 1952, aktori i famshëm britanik Charlie Chaplin udhëtoi sërish drejt Nju Jorkut në bordin e trans-oqeanikut “Queen Elizabeth”, për të prezantuar filmin e tij të fundit “Mousieur Verdoux”. Pa zbritur ende nga anija, Chaplin mësoi se qeveria e Shteteve të Bashkuara, do ta lejonte të “kthehej në SHBA”, vend ku kishte jetuar 3 dekadat e fundit, nëse i nënshtrohej një hetimi nga Agjencia e Emigracionit dhe Natyralizimit, mbi bindjet e tij morale dhe politike.

“Mirupafshim”- ishte përgjigja e Chaplin nga kuverta e anijes, duke mos pranuar t’i nënshtrohej këtij hetimi. Ai nuk do të rikthehej në SHBA deri në vitin 1972, kur fitoi një çmim Oskar për arritjet e mëdha në karrierë.

Por pse qeveria amerikane u soll në atë mënyrë me aktorin e madh? Byroja Federale e Hetimeve (FBI), kishte nisur ta mbante nën vëzhgim të imtësishëm Chaplin-in që nga viti 1922 e tutje, për lidhjet e tij të pretenduara me Partinë Komuniste të Shteteve të Bashkuara (CPUSA).

Dosja e Chaplin-it ishte voluminoze, mbi 1900 faqe. Por ajo nuk përmbante asnjë fakt domethënës. Agjentët e FBI-së u sfilitën duke marrë në pyetje bashkëpunëtorë dhe kundërshtarë të tij, për të gjetur ndonjë lidhje me partinë komuniste. Por pa rezultat. Për shembull në dhjetorin e vitit 1949, një agjenti në Los Angeles i shkruante qendrës: “Asnjë dëshmitar, nuk është i gatshëm të pohojë që Chaplin ka qenë anëtar i partisë Komuniste në të kaluarën apo tani. Apo që të ketë ndihmuar me fonde këtë parti”.

Përveç akuzës se ishte komunist, Chaplin u përball me akuzën se ishte “një njeri i shkujdesur”, dhe që kishte shkelur Aktin e Trafikimit të Skllevërve të Bardhë të vitit 1910. Chaplin kishte paguar udhëtimin e Xhoan Barrit, të dashurës së tij përtej kufijve shtetërorë. Aktori u shpall i pafajshëm për këto akuza në vitin 1944.

Ndërkohë në një numër librash dhe studimesh, është pretenduar se Chaplin ishte sjellë në mënyrë mizore ndaj grave të tij të shumta (shumë prej tyre ende adoleshente). Në vitin 1943, Chaplin u martua me vajzën e dramaturgut të njohur Eugjen O’Nill – Ona. Ajo ishte 18-vjeçe, ndërsa aktori i famshëm 54. Ata do të kishin bashkë 8 fëmijë.

Ona Chaplin u largua nga Shtetet e Bashkuara me burrin e saj, dhe ishte me të kur ai vdiq në vitin 1977. Kishte shumë gjëra problematike në jetën e Chaplin, sidomos lidhjet e tij me vajzat e reja. Gruaja e tij e dytë, Lita Grei, ishte vetëm 15-vjeçe. Drejtori i FBI-së J.Edgar Huver kishte pra shumë prova në dorë. Por asnjëra prej tyre nuk ishte e mjaftueshme, për ta dëbuar Chaplin-in nga SHBA-ja.

Po pse FBI-ja nisi ta përgjonte realisht Chaplin-in? Nga viti 1920 e tutje, ishte e qartë se aktori britanik kishte një simpati të hapur për të majtën. Atë vit, Chaplin u takua me Baster Kitonin, aktorin e famshëm të filmit pa zë, në shtëpinë e këtij të fundit në Los Anxhelos.

Kiton tha se Chaplin i foli “për diçka që quhej komunizëm, për të cilin ai dëgjonte për herë të parë”. “Komunizmi” më tha Chaplin “do të ndryshojë gjithçka, do të zhdukë varfërinë”. Chaplin debatoi më pas me Kiton dhe tha: “Unë dua që çdo fëmijë të ketë të hajë sa duhet, të ketë këpucë në këmbë, dhe një çati mbi kokë”.

Përgjigja e Kiton ishte: “Charlie, a njihni ndonjë njeri, që nuk i dëshiron të gjitha këto?!” Chaplin shkoi në SHBA, menjëherë pas Revolucionit Rus. Ai pa radhët në rritje të të papunëve. Ato u rritën nga 950.000 në vitin 1919, në rreth 5 milionë në vitin 1921. Ato vite, ishte një epokë e përplasjeve të mëdha. Edhe filmat pa zë të Chaplin, i bënë jehonë njeriut të varfër, në një shoqëri moderne kapitaliste.

Popullariteti dhe pikëpamjet e Chaplin, e shqetësuan FBI-në. “Ka burra dhe gra në skajet më të largëta të botës, që nuk kanë dëgjuar kurrë për Jezu Krishtin. E megjithatë ata e njohin dhe duan Chaplin”, vinte në dukje artikulli i një gazete, që kishte koleksionuar një agjent i FBI-së në dosjen e aktorit.

Ajo që e tërhoqi atë drejt të majtës, ishte edhe ngritja e fashizmit. Ai u shqetësua shumë nga spastrimet makabre që nazistët po kryenin nëpër Evropë. Filmi i Chaplin “Diktatori i madh” (1940) ishte satira e tij ndaj fashizmit. Një film, që është shumë aktual edhe sot. Dy vjet pas atij filmi ai shkoi në Nju Jork, për të qenë oratori kryesor në një Front Artistësh, të mbështetur nga komunistët për të mbështetur hyrjen në luftë të SHBA-së.

Gjatë fjalës në “Carnegie Hall” më 16 tetor 1942, Chaplin iu drejtua turmës me termin “shokë”, duke thënë se komunistët janë “njerëz të zakonshëm si ne, që e duan bukurinë, që e duan jetën”. Pastaj, ai bëri deklaratën e tij më të qartë pro komunizmit: “Ata thonë se komunizmi mund të përhapet në mbarë botën. Dhe unë them: E pastaj çfarë?”. Në dhjetor të atij viti, Charlie tha: “Unë nuk jam komunist, por jam krenar të them që ndihem shumë pro komunistëve!”

Në vitin 1943, Chaplin e quajti Bashkimin Sovjetik “një botë të re të guximshme”, që i dha “shpresë dhe aspirata njeriut të thjeshtë”. Kur e pyetën një dekadë më vonë, pse e mbështeste me aq zell Moskën, Chaplin u përgjigj: “Gjatë luftës, kisha shumë simpati shumë për Rusinë, sepse besoj se ajo mbajti barrën kryesore të luftës”.

Por kjo simpati, ngjalli shumë dyshime. Shërbimi sekret hetoi për disa kohë zërat Chaplin, nuk ishte në fakt britanik. Disa pretendonin se ai ishte një francez i lindur pranë Parisit. Të tjerë, se ishte në të vërtetë një hebre rus i quajtur Izrael Tornshtein. Dhe në fakt, oficerët e inteligjencës nuk mund të gjenin asnjë gjurmë të lindjes së tij në Londër në vitin 1889.

Një letër e zbuluar në vitin 2011, sugjeron se Chaplin lindi në një kamp ciganësh afër qytetit anglez të Birminghemit. Misteri rreth origjinës së tij, lindi pikërisht në vitin 1952, kur amerikanët nuk e lejuan të rikthehej në SHBA. Gjithsesi, shërbimi sekret britanik hodhi poshtë pretendimet se ai ishte një komunist me rrezikshmëri të lartë. Ai arriti në përfundimin, se aktori i famshëm ishte e shumta një “simpatizant” i zjarrtë i komunistëve. /TIRANA TODAY

Tags: britanikcharlieFBIkomunizem

TË LIDHURA

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?
Kuriozitete

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Kuriozitete

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?
Kuriozitete

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?

17:33 | 03/06/2025
Next Post
Tabaku zbulon prapaskenat për Sonila Qaton

Tabaku zbulon prapaskenat për Sonila Qaton

Çfarë po ndodh me sigurinë e produkteve? ISHMT njofton një tjetër produkt jashtë standardeve që po tregtohet

Çfarë po ndodh me sigurinë e produkteve? ISHMT njofton një tjetër produkt jashtë standardeve që po tregtohet

PD jep paralajmërimin e fortë: Nesër do nxjerrim provat pse Sonila Qato dha dorëheqjen

PD jep paralajmërimin e fortë: Nesër do nxjerrim provat pse Sonila Qato dha dorëheqjen

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com