Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

Nga: Frrok Çupi

Sa herë i nevojitet, PD e nxjerr nga varri Azem Hajdarin, e përdor dhe pastaj e paketon prapë thellë në dhe. Partia Demokratike e kishte liderin e parë dhe nismëtar i luftës kundër diktaturës komuniste, por edhe pasi e vranë, PD as e qau Azem Hajdarin. Aq më pak që edhe pse qëndroi 13 vjet në pushtet gjatë këtyre tre dekadave, PD nuk zbuloi kurrë cili e vrau liderin e vet.

Por e përdor sa herë i duhet, e nxjerr nga varri dhe e fut prapë atje.

Për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 deri në vitin 1998, Azem Hajdari ishte armiku më i madh i lidershipit të PD. Të gjitha gazetat janë mbushur me shpifje e sulme kundër Azemit, si ‘agjent’, si ‘spiun’, si ‘rrugaç’. Edhe këto vite kur u rrit e bija dhe u bë deputete, PD e sulmoi ashpër Rudinën si e lidhur me Azemin. Rudina nuk dorëzoi mandatin e deputetit, por PD e sulmoi si ‘tradhtare si i ati’, dhe ‘e bija e t’et’. Aktualisht PD dhe lidershipi i saj anti- perëndimor e shikon dhe e trumbeton bijën e Azemit si një ‘të dërguar të Amerikës’ për të prishur opozitën në Shqipëri.

Azem Hajdari u sulmua nga PD edhe fizikisht, siç u sulmuan fizikisht e moralisht të gjithë themeluesit e PD. Njërin prej tyre, teksa mbahej seanca parlamentare, nënkryetari i sotëm i PD e qëlloi me telefon dhe i theu hundën. Imami qëndroi disa javë në spital. Ndërsa Azemi u qëllua me armë në sallën e Kuvendit, iu zu pritë në Milot për ta ekzekutuar, e sa e sa.

Azem Hajdari ishte i detyruar të hynte në ‘greva urie’ edhe në shtëpinë e tij në kohën kur PD ishte në pushtet dhe deklaronte se ‘po rri këtu që të mos më vrasin ata’,  të vetët.

Ndërsa sa herë i duhet, PD edhe sot e nxjerr Azemin nga varri. Por nesër Azemi është përsëri i varrosur dhe i sharë nga PD.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.

“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin…, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste..”, tha Lulzim Basha para fotos së Azemit.

Por PD nuk kishte ‘komitet’, siç deformon kryetari aktual; komitet kishte Partia Komuniste, një Komitet Qendror, që Azemi e urrente për vdekje. Dhe ne që e krijuam PD-në e urrenim atë fjalë ‘komitet’, gjetëm qindra sinonime për lidershipin, por kurrë fjalën ‘komitet’. Mirëpo sot Partia e vet ia shpifi për së vdekmi Azem Hajdarit, duke i thënë se kishte ngritur ‘komitet’. Asnjë herë nën udhëheqjen e tij, Azem Hajdari nuk ka ngritur ‘komitet’, por ligësia kundër tij është e qëllimshme dhe rrënuese.

Ky është përçudnimi i Heroit, që PD e bën me qelizën e vet kundër Azem Hajdarit.

Lideri shkoi te varri i tij, mori lavdinë dhe e varrosën më thellë Azemin. /VERITAS.COM.AL

 

Tags: Azem HajdariFrrok ÇupiPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kryemadhi takon ambasadoren kroate: Shqipëria të ndjekë shembullin e Kroacisë

Kryemadhi takon ambasadoren kroate: Shqipëria të ndjekë shembullin e Kroacisë

Paralajmërimi i Metës për konflikte, Artan Hoxha i kërkon llogari

Artan Hoxha: Policia e Shtetit ka patur informacione për persona të infiltruar nga jashtë…

“Nëse çelen negociatat, Ramës do t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, Meta tallet rëndë me kryeministrin

“Nëse çelen negociatat, Ramës do t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut", Meta tallet rëndë me kryeministrin







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Bayern-Real Madrid në Champions, UEFA vendos për arbitrin
Sport

Bayern-Real Madrid në Champions, UEFA vendos për arbitrin

by mirseda
16:35 | 13/04/2026
0

Bayern pret të mërkurën në mbrëmje Real Madridin në “Allianz Arena”, në ndeshjen e vlefshme për aktin...

“Muze të ujit” në Vlorë? Gonxhja: Një mundësi shumë e mirë…

“Muze të ujit” në Vlorë? Gonxhja: Një mundësi shumë e mirë…

16:33 | 13/04/2026
Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të dyshuarit

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të dyshuarit

16:25 | 13/04/2026
Rama operatorëve turistikë: Mos ndërtoni kudo, kujdes me çmimet – mund t’ju kthehen “boomerang”

Rama operatorëve turistikë: Mos ndërtoni kudo, kujdes me çmimet – mund t’ju kthehen “boomerang”

16:21 | 13/04/2026
Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen

Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen

16:06 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com