Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim lamtumire me ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Bujas Juraga.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi zbulon se fokusi i bisedës ishte te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Ditën e sotme prita në një takim në selinë e LSI ambasadoren e Kroacisë, znj. Bujas Juraga. Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të znj. Juraga në Tiranë.
Gjatë bisedës me ambasadoren Juraga, theksova se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen evropiane me shpejtësi”, shkruan Kryemadhi.