Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Përfaqësuesi special i SHBA-së, gati për vizitën e parë në Kosovë

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Përfaqësuesi special i SHBA-së, gati për vizitën e parë në Kosovë

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është emëruar edhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë Republikën e Kosovës. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Megjithatë ende nuk është caktuar data se kur Palmer do të qëndrojë në Kosovë, shkruan gazetari Besnik Veliu.

“I Dërguari Special Matthew Palmer planifikon të vizitojë Kosovën. Sidoqoftë, data e vizitës së tij nuk është caktuar ende”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për “Gazetën Express”.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Matthew Palmer më 30 gusht të këtij viti, me një vendim të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, është emëruar si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar në faqen e Departamentit të Shtetit, thuhet se roli i Palmerit do të jetë që të drejtojë përpjekjet amerikane për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe në përqendrimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet Perëndimore.

Pavarësisht emërimit si Përfaqësues Special, Palmer do të vazhdojë të shërbejë si Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit në zyrën për çështje që ndërlidhen me Evropën dhe Euroazinë, pozitë kjo të cilën e mban që nga viti 2018. Më herët Palmer ka qenë drejtor i Zyrës për Jugun e Evropës Qendrore.

Matthew Palmer ka treguar se në agjendën e tij si pikë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë në një intervistë për televizionin publik të Malit të Zi (RTCG), ka shprehur optimizmin e tij se një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd mund të arrihet. Palmer si pikë kryesore në agjendën e tij do të ketë rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky që është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërkohë kërkesë e tij është që Kosova të heqë vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Një prej qëllimeve tona kryesore është që t’i japim përkrahje një qeverie në Kosovë e cila është e përkushtuar në dialog, gjë që nënkupton suspendimin e taksës dhe rikthimin në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Palmer për RTCG.

Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor thotë se zgjidhja ideale për dy palët do të jetë njohja reciproke, dhe se SHBA’ja do të luajë rolin e vet prej partneri sapo dy palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

“Idealja do të ishte njohja e ndërsjellë. Sapo të dy palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve, ne do të jemi aty si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë, një marrëveshje e qëndrueshme, e cila do ta ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër të tjera Matthew Palmer.

Tags: kosovePërfaqësuesSHBAspecial

TË LIDHURA

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!
Rajoni

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

14:46 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Next Post
‘Djegia e Kuvendit’/ Meta: S’kam thënë asnjëherë gënjeshtra!

‘Djegia e Kuvendit’/ Meta: S’kam thënë asnjëherë gënjeshtra!

Hetimi për Metën rinis më 2 shtator/ Hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

Meta në konferencë pas takimit me 'Venecian'/ Unë respektoj shtetin e së drejtës!

Djegia e Parlamentit/ Meta: Pas antagonizmit vjen lufta!

Djegia e Parlamentit/ Meta: Pas antagonizmit vjen lufta!







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com