Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Çështja Tahiri, provë e drejtësisë së reformuar

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çështja Tahiri, provë e drejtësisë së reformuar

Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu për në 19 shtator vijimin e procesit gjyqësor për rastin Saimir Tahiri, ish-ministrit të Brendshëm. Rifillimi i gjyqit të martën bëri publike përfundimin e hetimeve dhe pretencën e prokurorëve: 12 vjet burg për Tahirin, të akuzuar për veprën penale të bashkëpunimit me një grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë, në periudhën 2013-2015, kur ai ishte Ministër i Brendshëm në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama.

Dënimi apo dhënia e pafajësisë nga Gjykata shihet si test për Drejtësinë e reformuar të Shqipërisë, si test i të bërit prej saj drejtësi dhe hedhjes poshtë të kompromiseve politike.

Tahiri: Kam besim tek drejtësia, jam i pafajshëm

Ish-ministri Tahiri tha të martën,  pas pretencës së akuzës, se ka besim tek drejtësia dhe kërkoi pafajësi. Ai tha se  e pret me padurim seancën e 19 shtatorit, pasi „ është i pafajshëm” dhe ndaj tij po bëhet „ një proces gjyqësor i stisur, i gënjeshtërt me akuza të pabazuara në prova”.

“Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra dhe antimafia italiane i ka hedhur poshtë. Kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, që të përballem me drejtësinë si qytetar. Kam refuzuar t‘i përgjigjem akuzave të Prokurorisë duke shpresuar se e vërteta do dalë në dritë”, deklaroi Tahiti pas përfundimit të seancës.

Ende në politikë ata që iu fshehën drejtësisë

Shpresë tek drejtësia dhe njëherazi sulm ndaj saj. Me këtë kombinim ish-ministri Tahiri mbrojti të martën qëndrimin e tij lidhur me akuzat e prokurorisë. “Në këtë vend ka deputetë që kanë vrarë njerëz dhe nuk kanë shkuar as në Prokurori, kurse unë kam dhënë dorëheqje si deputet. Ata që i fshehën drejtësisë, sot janë në politikë. Praktika ka treguar se sot i ke në krye ata që kanë akuza për vrasje njerëzish dhe për vjedhje stratosferike”, deklaroi Tahiri për gazetarët pas përfundimit të seancës por pa përmendur emra.

Prokuroria hetime për lidershipin socialist?

Tahiri duket, se e ka vënë në vështirësi organin e akuzës që dha pretencën ndaj tij për 12 vjet burg, kur u ndal në domethënien e një përgjimi, që i përket vitit 2013 dhe fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 2013, që sollën PS në pushtet.

“Nëse Prokuroria ka një përgjim, ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, kur  kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë dhe dy trafikantë bisedonin që ai merr 5 milionë euro apo harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale, nëse Prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar, duhet të kishte hapur hetim pas hetimi, ç’është ky njeri, kjo parti, këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në një fushatë elektorale”, tha Tahiri.

Drejtësi nga drejtësia

Procesi gjyqësor ndaj ish-inistrit të Brendshëm Tahiri është i pari në Shqipëri, që po zhvillohet nga drejtësia e reformuar, me gjykatës dhe prokurorë që kanë kaluar vettingun. Në këto rrethana, vendimin e  Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e pret me padurim vetëm ish-ministri i Brendshëm Tahiri por edhe qytetarët. Ata presin që drejtësia e reformuar të bëjë drejtësi, që Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të veprojë dhe përligjë pritshmëritë e tyre për drejtësi të pavarur nga politika, profesionale dhe të pakorruptueshme. Në pothuaj tri dekada pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë erdhi dhe u betonizua në Shqipëri.

E shkuara, jo e largët, ofron raste flagrante të këtij realiteti. Ndër to më të spikaturat janë trazirat e vitit 1997, kur shembja e skemave piramidale e ҫoi vendin në prag të luftës civile, kur popullsia civile hapi depot e armëve dhe u armatos, kur  bandat kriminale lulëzuan. Por viti i mprapshtë 1997 ka mbetur, edhe sot e kësaj dite, në errësirën e kompromisit politik mes dy palëve. I kryer para 22 viteve, ai kompromis, rezultoi fatal: i hapi rrugën mbylljes për arësye proceduriale të  hetimeve për korrupsion dhe ” avullimin” e 230 milion eurove në projektin për ndërtimin e rrugës Durrës –Kukës në vitin 2010,  vrasjes së 4 qytetarëve, protestues të parmatosur në 21 janar 2011 apo kanabizimit të Shqipërisë pas shkatërrimit të fortesës së drogës në Lazarat, në 2014. Bërja drejtësi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, dënimi i tij me burg ose dhënia e pafajësisë  duhet të dëshmojë të jetë  fillimi i fundit të kompromiseve të tilla politike dhe i të bërit  drejtësi.

Qytetarët e Shqipërisë, BE dhe SHBA , që kanë investuar fonde të mëdha financiare dhe ekspertizë për kryerjen e reformës në Drejtësi presin ndëshkimin e ish-politikanëve të lartë në pothuaj tri dekada si edhe politikanëve të lartë apo atyre aktualë për korrupsion, abuzim me fonde publike apo akte kriminale. /DW

 

 

Tags: gjykatëKrimet e RendaTahiri

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
PD i kundërvihet Metës: S’ka patur asnjë plan për djegien e Kuvendit!

Video/ "Ata që ngelin në klasë për vjeshtë, s'i meritojnë pushime e gjata”, Meta: 18 tetori, sfidë për vendin!

Përfaqësuesi special i SHBA-së, gati për vizitën e parë në Kosovë

Përfaqësuesi special i SHBA-së, gati për vizitën e parë në Kosovë

‘Djegia e Kuvendit’/ Meta: S’kam thënë asnjëherë gënjeshtra!

‘Djegia e Kuvendit’/ Meta: S’kam thënë asnjëherë gënjeshtra!







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com