Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pastërtia e shqipes/ Ekspertët: Problem, ndikimi nga gjuhë të tjera

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pastërtia e shqipes/ Ekspertët: Problem, ndikimi nga gjuhë të tjera

Në Tiranë, studiues dhe qytetarë, të vëmendshëm ndaj çështjeve kulturore, diskutojnë me shqetësim mbi pastërtinë e gjuhës shqipe dhe ndikimit të saj nga gjuhë të tjera. Autoritetet e kanë kthyer lëndën e shqipes në shkollat e mesme, por sërish problemet janë të dukshme.

Studiuesit e shqipes pohojnë se ndikimi prej gjuhëve të tjera, apo hyrja e fjalëve nga gjuhë të tjera janë dukuri që përsëriten në shekuj dhe u ndodhin të gjithë gjuhëve. Por mësimi i Gjuhës shqipe nuk mjafton thjesht të ndalet rregullat e drejtshkrimit. Alarmi i vërtetë sot, sipas studiueses Enkeleida Kapia, është mospërdorimi i dendur i gjuhës shqipe me shkrim e lexim.

“Nxënësit nuk lexojnë më, ata nuk shkruajnë më. Disa nga rregullat drejtshkrimit, për të cilat ne jemi të shqetësuar sot, vijnë pikërisht nga leximi i theksuar dhe shkrimi i theksuar, praktikave që ne kemi në shkolla. Ato vijnë edhe për shkak se si e konceptojmë mënyrën e mësimit të gjuhës amtare, duke filluar nga programet e formimit të mësuesve”, tha gjuhëtarja Enkeleida Kapia, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Vitet e fundit është rritur vëmendja shtetërore ndaj gjuhës shqipe dhe po shtohen orët e mësimit në programet shkollave. Kjo vjen për shkak të shqetësimit të përgjithshëm se gjatë tranzicionit, shqipja u destabilizua dhe mori ndikime e goditje nga më të ndryshmet, thotë studiuesja Anila Omari.

“Ndryshimet kryesore janë në fushën e leksikut, që është edhe pjesa më e lëvizshme e gjuhës, dhe më të ngadalshme janë në gramatikë e në sintaksë. Edhe atje vihen re ndryshime. Shikojmë forma të çuditshme të emrave në numrin shumës si shall / shaje, link / linqe, truk / truqe” – tha zonja Omari.

Shqipja është vazhdimisht nën presionin e gjuhëve me status ndërkombëtar si anglishtja, por po aq i madh është ballafaqimi i saj me gjuhët e vendeve fqinje si italishtja dhe greqishtja për shkak të emigrimit dhe shkëmbimeve ekonomike. Kjo është fusha e parë ku duhet bërë kujdes më i madh, thotë Valter Memisha, drejtues i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike.

“Në radhë të parë është ndikimi në leksik, ku futen shumë fjalë. Ka një konkurrencë të gjerë fjalë shqipe / fjalë e huaj. Njerëzit janë pragmatistë dhe përdorin fjalën që kanë më lehtë. Por institucioni ynë punon t’i japë përparësi fjalës shqipe”, thotë zoti Memisha.

Emigrimi i shpeshtë, tregtia me të huajt, shkollimet jashtë vendit, apo pushtimet shumë-shekullore, janë dukuri të përbotshme, ku gjuhët ndikohen shumë nga njëra tjetra. Nevoja kryesore për shqipen është se në shkolla duhet të mësohen etapat e zhvillimit historik të saj, në mënyrë që ajo të njihet sa më thellë, pohojnë studiuesit, sepse kështu ajo mbrohet më mirë.

“Mendoj se alarmi që është ngritur më tepër me faktin që ne si popull, për shkak të mënyrës se si jemi shkolluar, nuk njohim mirë fazat historike të zhvillimit të shqipes. Nëse do t’i njihnim mirë këto faza, nuk do ta quanim këtë periudhë ku jemi si një rrezik i jashtëzakonshëm. Këto kanë ndodhur në periudha të ndryshme në të gjitha gjuhët, sepse përndryshe ne do të vazhdim të flisnim gjuhën e Budit dhe të Bogdanit” – tha zonja Kapia.

Shkurtimet e fjalëve në komunikimet e rrjeteve sociale nuk e prishin gjuhën, thekson nga ana tjetër zonja Omari, por vëmendja e qytetarëve dhe administratës ndaj gjuhës duhet të jetë më e madhe dhe përmirësime po ndjehen si nga futja e redaktorëve gjuhësorë ashtu edhe nga futja e gjuhës shqipe në shkollat e mesme.

“Shkolla është baza për çdo gjë dhe aty duhet mëshuar më shumë. Mësimdhënia dhe trajnimi i mësuesve janë pika ku duhet pasur shumë kujdes, sepse edhe aty ka mungesa. Gjithashtu duhet një reformë me tekstet, duhet një rikonceptim i mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollë. Është gjë e mirë që edhe shteti e ka kthyer vëmendjen ndaj gjuhës dhe ndoshta bëhet diçka në këtë aspekt, pra në mësimdhënie” – tha zonja Omari.

Marrëdhëniet e shqipes me dialektet e saj në krahinat më të larmishme, sepse ende nuk është studiuar plotësisht struktura sintaksore dialektore e saj. Zoti Memisha thotë se një nga projektet më të rëndësishme të institutit që ai drejton është ai mbi variacionet sintaksore të shqipes.

Ai shton se kujdesi për shqipen është i përditshëm, pavarësisht se sfidat janë të shumta. “Ne duhet të ruajmë atë që është kryesorja: strukturën gramatikore. Një gjuhë e përcakton struktura gramatikore. Nëse prishet struktura gramatikore, në sintaksë dhe në gramatikë, atëherë prishet fytyra e gjuhës dhe gjuha do të shuhet edhe vdesë dalëngadalë. Shqipja është një nga gjuhët më vitale në botë. Jemi një popull i vogël dhe kemi një gjuhë që nuk është asimiluar, edhe pse pushtuesit tanë kanë qenë këtu me shekuj” – tha zoti Memisha.

Pas botimit të Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, studiuesit po përgatitin Fjalorin Historik të Shqipes si dhe punojnë me fjalorët e leksikografisë dialektore, për një fjalor të plotë gjuhës shqipe, për një gramatikë të plotë të shqipes, duke bashkërenduar veprimtarinë shkencore me qendrat studimore në Prishtinë dhe universitete të tjera. /VOA

Tags: Ekspertegjuhëpastertiproblem

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Francezët bëjnë gafë! Ngatërrojnë himnin shqiptar, habiten kuqezinjtë

Francezët bëjnë gafë! Ngatërrojnë himnin shqiptar, habiten kuqezinjtë

Andi Lila tërhiqet nga Kombëtarja? Ja si përgjigjet lojtari i Tiranës

Andi Lila tërhiqet nga Kombëtarja? Ja si përgjigjet lojtari i Tiranës

Hong Kong, vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

Hong Kong, vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com