Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar deklaratën e ministrit Cakaj, lidhur me raportin e OSBE-ODIHR-it. Ai ka ironizuar qëndrimin e tij publik, madje duke e cilësuar edhe si çunak të jashtëm.
“Zv/ministri çunak i jashtëm, na përkthej raportin, nga shqip në gjuhën e rilindjes!”, shkruan ai në Facebook.
Gjatë gjithë fjalës së tij, Cakaj bëri përgjegjëse opozitën për shkeljet e konstatuara në raport, e megjithatë e ftoi në dialog ndërpartiak.
“Ky raport është më shumë kritik për opozitën, sesa delegjitimim i procesit zgjedhor. Raporti sqaron se në Shqipëri më 30 qershor zgjedhjet janë zhvilluar pa një mundësi kuptimplotë të zgjedhjeve midis grupaksioneve. Nuk ka prag minimal për numërimin e votave. Qeveria nuk merr përgjegjësi për garantimin e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje”, tha ai ndër të tjera.