Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Urgjente/ Thirrja dëshpëruese e 20-vjeçares: Më ndihmoni, nuk dua të vdes!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Urgjente/ Thirrja dëshpëruese e 20-vjeçares: Më ndihmoni, nuk dua të vdes!

Prej 17 vitesh, jeta e Biljanës është një sfidë mes vështirësive të shëndetit, shikimeve paragjykuese dhe pamundësisë për t’u shëruar. Kur ishte 3 vjeçe një puçërr e dalë në shtyllën kurrizore do t’i ndryshonte gjithë të ardhmen. Pasi prej atëherë shtylla kurrizore sa vjen edhe po i deformohet.

“Pasqyroj në mendjen time grafitë një pas një që ka ardhur në deformim shtylla kurrizore. Sidomos tani që sa gradë ka shkuar. Kur imagjinoj ato grafitë që e vogël që kam qenë. Kur shihja veten ndonjëherë në pasqyrë, vishja ndonjë bluzë. Nuk mund ta vishja, dukej gjithçka mbrapa, do paragjykonin, më dhemb diçka, nuk e di. Nuk e imagjinoj, nuk dua ta kujtoj më saktë. Vish këtë sipër mos të duket, vish këtë, vish atë mos të duket, lësho flokët mos të duket. Gjithçka mos të duket.

Në fillim nuk u shqetësuan për faktin se është vetëm një puçërr. Kaluan disa ditë, muaj dhe ishte një doktor këtu për ta vizituar. Dhe ai tha që nuk është vetëm një puçërr, por deformim i shtyllës kurrizore. Që atëherë, isha 3 vjeçe e shkuam në spital në Tiranë. Rruga ishte shumë e vështirë, ka qenë shtator. Atje më vendosën një allçi dhe që 3 vjeçe mbaja allçinë, bëja grafi vit pas viti se ndoshta do e pengonte. Por, allçia i ka bërë më keq, siç na tha doktori më vonë. Duke qenë se atë allçinë e mbajta deri në gjimnaz, më krijonte probleme.

Nuk mund të flija rehat, unë nuk mund të eci rehat. Kur eci, frymëmarrja më merret, sidomos të eci më shumë seç duhet, nuk mund ta bëj. Kam dhimbje, ose kur jam duke ecur vendos dorën. Më dhemb. Barkas shtrihem, nuk mund të fle ndryshe. Kaloj anash më dhemb, në çdo pozicion. Nuk fle fare rehat, sidomos me allçinë që kam pasur. Nuk e shpjegoj dot si flija. Më vret shikimi, sidomos kur kthejnë kokën dhe thonë shiko si është. Më vjen të plas përbrenda, nuk kam dëshirë për asgjë. Dua vetëm të rri në një dhomë e të qaj e shfryhem me veten time. Nuk dua kontakt me asnjë.”

Trajtimi mjekësor i papërshtatshëm dhe pamundësia ekonomike e prindërve ka bërë që gjendja e Biljanës të përkeqësohet. Duke mos qenë e mundur të bëjë thuajse asgjë vetë. Dhe sot, e vetmja shpresë është realizimi i një operacioni. I cili duhet të kryhet sa më shpejt, pasi në të kundërt jeta e Biljanës do të jetë shumë e shkurtër.

“E kam mërzitur shumë herë babin, pse nuk më kuron kur nuk kishte kurim. Më thoshte babi, ça të dhemb. Asgjë ia ktheja, nuk kisha ça t’i thosha. Kur gjithandej më dhemb, bashkë me atë kam qenë. Kam lindur në spital dhe aty kam jetuar sepse nuk rrija dot në këtu në Kukës, pasi ka qenë shumë larg për të bërë vizitat e grafitë. Më lëndonte fakti i prindërve, se jeta ime ka shkuar.

Deri në njëfarë moshe, nëse nuk bëhet operacioni 35 vjeçe mund të shkoj. Sepse shtylla kurrizore ka filluar të prekë organet brenda. Mund të prekë dhe zemrën që të ndalojë, sepse ka filluar. Me frymëmarrjen kam pasur gjithmonë probleme. Operacioni kushton 22 mijë euro. Edhe nga fshati nuk mblidhen. Pasi sa mund të ndihmojnë 10, 20 mijë lekë. Më shumë nuk të ndihmojnë dot. Me konsultën doktori tha që gjithçka do të shkojë në rregull, nëse operacioni do të kryhet. Vetëm lekët që mungojnë. Pasi veç babi është në punë dhe ai saldon ku të gjejë. Edhe në verë ku të gjejë, pasi në dimër nuk kapet hekuri me dorë sepse është vetëm borë.”

Edhe pse nuk është aspak si shoqet e veta, mundohet të përshtatet e të mos heqë dorë. Pasi ka shpresa për të ardhmen, ka shpresë se do të mundet të realizojë operacionin. Pasi ëndrrat e Biljanës janë të mëdha, është e bindur se nëse arrin të shpëtojë, do të ndihmojë me qindra të tjerë. Por, tani është ajo që ka nevojë urgjente për ndihmë.

“Jam keq sa jam, por të paktën një të mirë mund ta bëja, shkollën. Nuk hoqa dorë, edhe degën që zgjodha ishte edukim qytetarë. Me qëllimin për tu marr me shoqata nëse do të isha mirë, të ndihmoja njerëz që janë në vështirësi. Prandaj e zgjodha këtë degë. Me aq jetë sa do kisha thashë ta bëja. Edhe pse jam ndryshe nga të tjerët, shkollën mund ta kryeja. Gjithë kohën mendoj nëse do të mblidhen këto lekë, pasi nuk është shumë e vogël, por e madhe. A do të mblidhen këto lekët për operacion?! Me dorë në zemër nëse kanë parë hallë në jetën e tyre të më ndihmojnë. Me sa mundësi të kenë që të kryejmë operacionin. Në ato lekë varet jeta ime. Nëse nuk do të kryhet operacioni, vuajtjet njëherë do të shtohen dhe do të jetoj veç 35 vjeçe. Mund të vdes, kjo është frika më e madhe që kam pasur gjithmonë. Boll kam vuajtur për gjithçka.”

Ngjarjen e rëndë e ka publikuar fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën apel për t’i ardhur në ndihmë Biljanës. 20-vjeçares të cilën fati e ka dënuar me një fatkeqësi dhe tashmë ka nevojë më shumë se kurrë për ta ndihmuar./ TIRANA TODAY

Tags: 20-vjeçaresapelBiljanadeformimfundjave ndrysheKukesndihmonishtylla kurrizoreThirrja dëshpërueseurgjente

TË LIDHURA

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës
Aktualitet

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë
Aktualitet

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Braçe: Para të pista çdo ditë/ Debat me Shehajn, reagon Balla
Politikë

Braçe: Para të pista çdo ditë/ Debat me Shehajn, reagon Balla

21:03 | 09/04/2026
Next Post
Dibër/ Furgoni me pasagjerë bie nga lartësia

Dibër/ Furgoni me pasagjerë bie nga lartësia

Kursi i këmbimit valutor/ Euro vijon rritjen

Kursi i këmbimit valutor/ Euro vijon rritjen

Macron: Evropa të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë

Macron: Evropa të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com