Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mbajeni Rusinë jashtë G7-ës dhe Evropës!

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Mbajeni Rusinë jashtë G7-ës dhe Evropës!

Nga Noah Rothman “Commentary Magazine”

Sipas të gjitha dhënave, Donald Trumpi nuk po ndjek asgjë që t’i ngjajë një nisme strategjike kundër Danimarkës. “Groenlanda ishte thjesht një ide, thjesht një mendim”-u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, në përgjigje ndaj interesit të raportuar të tij, për blerjen e territorit artik nga Danimarka.

Hezitimi i Kopenhagenit, për të shitur një pjesë të territorit të saj, ishte arsyeja e dukshme pse presidenti refuzoi ftesën e Mbretëreshës së Danimarkës Margareta II, për të vizituar aleatin e SHBA në NATO, si pjesë e turit të radhës së presidentit amerikan në Evropë.

Kështu, ajo që Trump e konsideron si asgjë më shumë se sa një mendim i gabuar, është shndërruar në një incident të vogël ndërkombëtar. Është për të ardhur keq, që kjo gafë jodiplomatike, ka lënë në hije një tjetër çështje shumë më të rëndësishme. Gjatë të njëjtës bisedë me reporterët, Trump miratoi përpjekjen e Rusisë për t’iu ribashkuar grupit të vendeve më të industrializuara – G7, që do të bëhej sërish G8 pas rikthimit të Moskës.

“Do të ishte mirë nëse Rusia do të ishte atje”- tha Trump. Në dallim nga përpjekja gjysmë serioze e Trump për të blerë territorin danez, kjo lëvizje duket se është shumë më e rrezikshme. Nuk është hera e parë që Trump ka thënë se do të ishte “e përshtatshme” që Rusia t’i ribashkohet këtij klubi ndërkombëtar kombesh, dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pohojnë se Trump po lobon me vendet anëtare në emër të Putinit.

Nga ana e tyre, aleatët e Amerikës në NATO po hedhin poshtë propozimin e Trump, duke këmbëngulur që rikthimi i Rusisë në klubin e kombeve të industrializuara është diçka e panegociueshme, derisa Moska të braktisë pretendimet e saj në Gadishullin e Krimesë.

Kjo rezistencë është njëfarë ngushëllimi, por jo dhe aq. Vullneti evropian për të zbatuar sanksionet  kundër Rusisë, pas pushtimit dhe aneksimit që i bëri një pjese të territorit të Ukrainës në vitin 2014, po zbehet.

Pesë vjet pas dëbimit të saj, Këshilli i Evropës, një institucion kushtuar ruajtjes së sundimit të ligjit, qeverisjes demokratike dhe të drejtave të njeriut në kontinent, kjo organizatë votoi pro  rikthimit të të drejtës së votës për Rusinë. Përfaqësuesit e Ukrainës në Këshill dolën jashtë sallës në shenjë protestë, por pati pak shenja të dukshme shqetësimi për riintegrimin e Rusisë në Evropë.

Ri-integrimi i ngadaltë por i qëndrueshme e Rusisë në komunitetin e kombeve, dërgon një sinjal të tmerrshëm për fuqitë revizioniste të botës. Ai është tregues se askush nuk ka më oreks, për përpjekje të stërzgjatura për ndëshkimin e një vendi që përdor forcën, për të destabilizuar vendet fqinje dhe për të zhvilluar luftëra pushtuese.

Evropa ka një traditë të vjetër të strukjes përballë kërcënimeve të paraqitura nga shtetet agresive, autoritare, por Shtetet e Bashkuara dikur mund të llogariteshin si gardianet që mund të forconin kolonat xhelatinoze të BE-së. Nën Donald Trumpin, SHBA-ja është duke hequr dorë nga roli i saj si një digë kundër tiranive anti-perëndimore.

Nëse Rusia mund të gllabërojë territoret fqinje, të sigurojë mbështetje materiale për despotet genocidialë, të organizojë kryengritje brenda shteteve sovrane, të zhvillojë fushata të fshehta të ndikimit jashtë vendit, dhe të shtypë zërat kundërshtarë brenda vendit me një lloj pandëshkueshmërie relative, atëherë rendi botëror i udhëhequr nga SHBA-ja nuk e ka shumë të gjatë.

Ruajtja e paqes relative dhe e prosperitetit të pashembullt, që e ka karakterizuar epokën e pas Luftës së Ftohtë, është në interesin jetik të SHBA-së, por presidenti amerikan duket se nuk e sheh kështu. Brezat e ardhshëm, do të vuajnë pasojat e këtij shikimi dritëshkurtër./TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpevropaG7-ambajeni largrusia

TË LIDHURA

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban
Bota

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West
Bota

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Trump dhe Vance kundër Papës
Bota

Trump dhe Vance kundër Papës

20:47 | 15/04/2026
Next Post
Krasta: 10% dolën në zgjedhjet farse, ka nisur hakmarrja e presioni

Adi Krasta largohet nga “News 24”? Ironizon Enkel Demi: E ka merituar!

U përpoq të shkonte me not në Angli, gjendet trupi i pajetë i emigrantit

U përpoq të shkonte me not në Angli, gjendet trupi i pajetë i emigrantit

Sot fituesit e parë në katër fakultete. Si vijon gara, datat dhe afatet e regjistrimit

Sot fituesit e parë në katër fakultete. Si vijon gara, datat dhe afatet e regjistrimit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com