Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook dhe ka bërë me dije se së shpejti do të përfundojë rruga hyrëse e Bashkisë së Maliqit. Rama ndër të tjera shkruan se më parë rruga ishte një “shteg gropash e pluhurash në verë dhe ujërash e lluce në dimër”.
Postimi i plotë i Ramës: “SË SHPEJTI… përfundon rruga hyrëse e Bashkisë së Maliqit, një shteg gropash e pluhurash në verë dhe ujërash e lluce në dimër, ku tani po merr formë një tjetër pjesë e qytetit të rilindur”.