Situata në Lezhë duket të jetë përkeqësuar, pasi mësohet se është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit.
Për shkak të terrenit malor, ka pasur vështirësi nga forcat zjarrfikëse për izolimin e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë që në terren për ndihmë ndodhen edhe policia dhe ushtria. Gjithashtu me urgjencë drejt Shëngjinit janë nisur zjarrfikëse nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita.
Kujtojmë se vetëm në ditën e sotme, janë regjistruar 3 vatra zjarri në vendin tonë: në Lezhë, Roskovec dhe Gjirokastër. Pak më parë u njoftua se zjarri masiv që shkrumboi 1 ha pisha në Klos, më në fund u arrit të vihej nën kontroll dhe të shuhej.