Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Me Rilindjen populli nuk ekziston

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Me Rilindjen populli nuk ekziston

Nga: Florian Çullhaj PhD

Në këtë klimë të përhapur apatie, e pse jo antipatie ndaj politikës, e imponuar përmes dhunës brutale të pushtetit të Rilindjes, a është akoma e mundur të ringjallet politika? Rënia e politik(e)s është e lidhur me metamorfozën e konceptit popull – si subjekt qendror i politik(e)s – që ka sendërtuar Rilindja përgjatë qeverisjes së saj.

Populli ka karakteristikat e një entiteti homogjen, anëtarët e të cilit përgjithësisht kanë interesa e aspirata të ngjashme. Përmes votës demokratike, me një kryq të thjeshtë mbi fletën e votimit, ata i shprehin këto aspirata dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Fatkeqësisht, për shkak të makinacioneve të krijuara nga figura të njohura e të panjohura, ky zenit “demokratik” nuk u përhap nën qeverisjen e Rilindjes. Përkundrazi, ne po qeverisemi, ose më saktë po shtypemi, nga uzurpatorë të imponuar prej pushtetit politik e atij financiar.

Që nga rrjetet sociale e deri te talkshow-t populistë, përpjekja konstante e Rilindjes është ndërtimi i makinacioneve të atilla, që pengojnë paraprakisht aftësinë epistemike të popullit, për të mos e ushtruar sovranitetin e tij. Si rezultat i kësaj praktike, është e natyrshme që akëcili syresh, që nuk është në përputhje me Idetë dhe Vullnetin e Popullit Rilindas është ipso fakto armik dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Kjo mënyrë qeverisje, do të ishte mëse e mjaftueshme për të zgjuar ndërgjegjet për një aktivizim mbarë shoqëror dhe për një rritje të pjesëmarrjes politike. Sepse, gjykoj se, thjeshtë dhe vetëm me rritjen e aktivizimit politik mund të riparohen dëmet e shkaktuara nga qeverisja e Rilindjes.

Në këto kushte, duhet theksuar me zë të lartë se demokracia liberale ka një funksion saktësisht të kundërt me atë të përhapur nga forma populiste e qeverisjes së Rilindjes. Demokracia liberale është një metodë që synon të kufizojë ushtrimin e pushtetit, jo imponimin e  vullneti imagjinar të popullit rilindas. Të popullit të reduktuar thjesht në elektorat partiak, duke e zhbërë deri në absurd domethënien e konceptit popull. Demokracia liberale, siguron që të pushtetshmit të mos qëndrojnë gjatë në pushtet dhe ndërkohë mbron të drejtat e pakicave, të cilat nuk janë në pushtet dhe që kurrë nuk do mund të jenë.  Pra, qëllimi kryesor i demokracisë liberale është të ndërtojë mekanizma sa më të qëndrueshëm, për të garantuar popullin nga abuzimi me pushtetin e të zgjedhurve prej tij.

Në përditshmëri, të gjithë ndjekin qëllimet e tyre, shpesh në kontrast me ato komunitare. Kur votohet, përgjithësisht shpresohet të zgjidhen ata përfaqësues që në vija të përgjithshme premtojnë se do punojnë për plotësimin e një vizioni  të posaçëm mbi shoqërinë, jo se po zgjidhet “Mbinjeriu”.  Por, duke qenë se vizioni ynë  i posaçëm jo gjithmonë  mbizotëron, atëherë duhet punuar për ndërtimin e një sistemi kushtetues liberal i cili duhet të kufizojë mundësinë që ata që fitojnë, ta kthejnë këtë fitore në  avantazhin e tyre.  Kjo është arsyeja pse sistemi i demokracisë liberale krijon një sistem ekuilibrash e garancish të siguruar nga ndarja e pushteteve.

Gjegjësisht, kushdo që bën shfaqje duke proklamuar “bashkëqeverisje”,  në të vërtetë është duke ndjekur interesat e veta dhe ato të bashkëpunëtorëve duke përdorur retorikën e sulmit.  Nuk është rastësi që ata që veshin kostumin e idealistëve e reformatorëve të mëdhenj shpesh janë më të tërbuarit në çështje korrupsioni dhe në uzurpimin e politikës.

Si përfundim, demokracia liberale është sovraniteti i popullit i garantuar nëpërmjet parimeve kushtetuese. Ky sistem është efektiv në varësi të faktit nëse njerëzit do të jenë të aftë të kenë dhe formulojnë vullnetin e tyre të lirë dhe të vetëdijshëm. Për të garantuar përmbushjen e tij, gjithçka varet nga kushtet politike të popullit dhe shkalla e lirisë që ky i fundit gëzon.

Tashmë është e qartë se demokracia ideale nuk ka ekzistuar ndonjëherë, sepse në përdorimin e teknikave të ndryshme të formimit dhe zbatimit të vullnetit të popullit, nuk mund të shmangen përqendrimet e tepërta të pushtetit tejendanë institucioneve. Sipas Aristotelit, funksionimi ideal i demokracisë, përmbushet atëherë kur çdo qytetar është në të njëjtën kohë dhe në masë të barabartë, qeverisës dhe i qeverisur. Domethënë, pjesëmarrja e tij në pushtet është e barabartë me çdo qytetar tjetër dhe po në mënyrë të barabartë i kërkohet bindje ndaj pushtetit sovran.

Por e gjithë kjo është bërë e pamundur pikërisht nga propaganda e vazhdueshme e Rilindjes – në duart e së cilës u përqendrua përsëri pushteti absolut e irracional – sendshkatërruese e konceptit popull./Gazeta Liberale

 

Tags: ramarilindjaZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Tragjedi në koncertin ku performonte këngëtarja e njohur shqiptare, vdesin 5 persona (Foto-Video)

Tragjedi në koncertin ku performonte këngëtarja e njohur shqiptare, vdesin 5 persona (Foto-Video)

Detajet/ Një vit më parë plagosi një shtetas, sot policia e kap me armë në një lokal (video)

Detajet/ Një vit më parë plagosi një shtetas, sot policia e kap me armë në një lokal (video)

PD: Rama bashkëpunon me kriminelët, Kajmaku i Vorës ka probleme me drejtësinë

PD: Rama bashkëpunon me kriminelët, Kajmaku i Vorës ka probleme me drejtësinë







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro
Bota

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

by mirseda
18:49 | 04/04/2026
0

“Rusia nuk do ta rrëmbejë Volodymyr Zelensky ashtu siç vepruan Shtetet e Bashkuara me Presidentin Venezuelan Nicolas...

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

18:41 | 04/04/2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com