Të Gjitha

Detajet/ Një vit më parë plagosi një shtetas, sot policia e kap me armë në një lokal (video)

               Publikuar në : 11:33 - 23/08/19 M. S

Policia e Tiranës, në sajë të operacionit të koduar “Aleati”, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë” në bashkëpunim, dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në momentin e kapjes në një lokal, shtetasi me inicialet A.G, kishte me vete në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

“Finalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimit ndaj personit, falë bashkëpunimit me qytetarët. Operacioni policor i koduar “Aleati”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë.

Kapet dhe arrestohet një person i shpallur në kërkim për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë” në bashkëpunim, dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në momentin e kapjes në një lokal, shtetasi A.G kishte me vete në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit shumë të frytshëm me aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, qyetarët, shërbimet e Seksioneve për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacioneve të marra për një person në kërkim, i cili ndodhej në një lokal në rrugën “Teodor Keko” dhe dyshohej se kishte dhe armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Aleati”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit:

A.G. 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në momentin e kapjes në lokal, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia, këtij shtetasi iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me 5 fishekë luftarakë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim, dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi A. G, më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.

Materialet procedurale do t’i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT