Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Greqia paralajmëron Shqipërinë: Mbyllni urgjent hetimet për Kacifas

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Greqia paralajmëron Shqipërinë: Mbyllni urgjent hetimet për Kacifas

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendias, ka rikthyer sërish në vëmendje vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kacifas, në nëntor të vitit të kaluar nga policia shqiptare në Gjirokastër, pasi ai hapi zjarr ndaj tyre.

Ministri Dendias paralajmëron Shqipërinë që të përfundojë hetimet dhe të publikojë sa më shpejt të jetë e mundur raportin që do hedhë dritë mbi të vërtetën, teksa e lidh këtë ngjarje me perspektivën evropiane të vendit tonë.

“Ministria e Jashtme greke ka treguar dhe vazhdon të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes së rëndësishme të K. Katsifas. Ai rregullisht informon dhe sensibilizon partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje, si dhe për çdo zhvillim që ndikon negativisht në grekët tanë në Shqipëri.

Pozicioni ynë i vendosur, i cili është ngulitur fort, është se mbrojtja efektive e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek (EEU) ka të bëjë jo vetëm me marrëdhëniet bilaterale greko-shqiptare, por edhe, në veçanti, perspektivën evropiane të Tiranës.

Athina i ka bërë të qartë palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesa të mëtejshme, raporti i hollësishëm që do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe kjo do të çojë në dhënien e drejtësisë, por dhe sigurisë për minoritetin kombëtar grek”, deklaroi ministri grek.

Nikos Dhendias theksoi se falë përpjekjeve greke, nevoja për zbardhjen e plotë të çështjes Kacifas është regjistruar në raportin vjetor të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Sipas tij, autoritetet shqiptare duhet të hetojnë në mënyrë të plotë dhe transparente faktet që çuan në vdekjen e Kacifas, duke vënë në dukje se zhvillimet në këtë fushë monitorohen nga afër nga Komisioni Evropian.

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, ka prejardhje nga Himara.

Tags: KaçifasMinistri i Jashtëm grekNikos DhendiasparalajmeronShqipërinë

TË LIDHURA

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes
Aktualitet

Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

20:11 | 17/06/2025
Alibej: “Prokuroria dhe Policia e Elbasanit të korruptuara, Suel Çela donte…”
Aktualitet

Alibej: “Prokuroria dhe Policia e Elbasanit të korruptuara, Suel Çela donte…”

19:47 | 17/06/2025
Next Post
OSSHE: Ja zonat ku do ketë ndërprerje energjie ditën e enjte

OSSHE: Ja zonat ku do ketë ndërprerje energjie ditën e enjte

Tani po që ka filluar numërimi mbrapsht për opozitën!

Opozita informale dhe aksioni i qeverisë kundër informalitetit!

Meta kthen sytë nga Athina, dekoron ambasadoren greke. Ngjela: Kërkon aleatë që ta shpëtojnë nga reforma

Meta kthen sytë nga Athina, dekoron ambasadoren greke. Ngjela: Kërkon aleatë që ta shpëtojnë nga reforma

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

by mirseda
21:15 | 17/06/2025
0

Pas një pune të pandërprerë të Forcave të Armatosura, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në...

Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës, por Liverpool nuk bie nga pretendimet

Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës, por Liverpool nuk bie nga pretendimet

21:12 | 17/06/2025
Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

20:11 | 17/06/2025
G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate… (FOTO)

G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate… (FOTO)

19:59 | 17/06/2025
Fluminense dhe Dortmund bëjnë paqe, barazim në Botërorin e Klubeve

Fluminense dhe Dortmund bëjnë paqe, barazim në Botërorin e Klubeve

19:56 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com