Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka denoncuar faktin se deputetët e vendit të tij dhe ato të Bashkimit Evropian, janë në një bashkëpunim të tmerrshëm që sipas tij, pengon rinegocimin e marrëveshjes për Brexit.
Gjatë një seance të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigjesh në Facebook, Johnson theksoi edhe një herë se nuk do të ketë marrëveshje tërheqjeje nga plani i Brexit.
“Ekziston një bashkëpunim i tmerrshëm mes njerëzve që mendojnë se mund të bllokojnë Brexit-in në Parlament dhe miqve tanë evropianë. Miqtë tanë evropianë nuk ndryshojnë mendim. Ata nuk bëjnë asnjë kompromis për marrëveshjen e tërheqjes edhe pse ajo është hedhur poshtë tre herë nga Parlamenti britanik”, nënvizoi ai gjatë bisedës.
Gjatë kësaj bisede prej 15 minutash dhe që u ndoq nga 7 500 përdorues të internetit, kryeministri britanik shtoi se BE mendon se Brexit mund të bllokohet në parlament, ndaj edhe ai shprehet se mund të largohet edhe pa marrëveshje.
“Ata i referohen secilës letër, çdo presjeje të marrëveshjes sepse ata mendojnë se Brexit mund të bllokohet në Parlament. Sa më shumë të zgjatet kjo, aq më shumë është e mundur që të largohemi me një Brexit pa marrëveshje”, nënvizoi ai.