Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta që vijnë nga Afrika, vendi ynë sot vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashtuar orët e mbrëmjes të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit janë rritur sërish duke bërë që termometri të ngjitet deri në 39oC në rang territori.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Moti nesër:
Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë territorin e vendit, por duke iu afruar orëve të pasdites do të ketë kalime vranësirash të lehta, në ekstremin verior.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 19oC deri në 39oC.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.