Këngëtarja Rezarta Shkurta, të cilën e kemi parë prej shumë kohësh të distancuar nga muzika, zgjedh që në profilin e saj në “Instagram” të ndajë me ndjekësit momente familjare.
Së fundmi, ajo ka publikuar fotot e të bijës, Herës, teksa shfaqet duke pikturuar në telajo. Këtë herë ajo ka zbuluar talentin e vogëlushes së saj që duket se e ka trashëguar prej së ëmës, pasi kjo e fundit, para se t’i futej botës së këngës dhe modelingut, ka studiuar për pikturë në liceun e Durrësit.
Kujtojmë që Rezarta u vendos disa kohë në qendër të vëmendjes së medias, pasi bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, u përfshi në trafikun e drogës.