Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lirohen 2000 m2 plazh në Durrës, procedohen penalisht 12 pronarë

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lirohen 2000 m2 plazh në Durrës, procedohen penalisht 12 pronarë

Në plazhin e Durrësit janë liruar rreth 2000 m2 sipërfaqe e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme, teksa janë proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh.

Sipas policisë, në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, janë proceduar 6 persona në Durrës dhe 6 të tjerë në Vlorë, për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, etj.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Në Durrës, lirohen rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohen 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike, duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 2000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”, ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës për monitorimin, kontrollin dhe goditjen e informalitetit, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C.,  S. B., të gjithë banues në Durrës.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

– Në Vlorë në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D.,  P. K,  M. K,  M. Dh., S. Sh., A. Z.,

Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin “Plazh Privat” me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Tags: durreslirohetplazhiprocedime penalepronarëvlore

TË LIDHURA

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
Aktualitet

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

12:50 | 28/10/2025
Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër
Aktualitet

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

12:31 | 28/10/2025
Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona
Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

12:21 | 28/10/2025
Next Post
Ligji i ri/ Paralajmëron Rama: Do të ndëshkoheni me burg

Ligji i ri/ Paralajmëron Rama: Do të ndëshkoheni me burg

330 mln euro?/ Përfundon studimi i fizibilitetit të aksit Thumanë-Kashar, ja kostoja reale

330 mln euro?/ Përfundon studimi i fizibilitetit të aksit Thumanë-Kashar, ja kostoja reale

Kryeministri irlandez: Brexiti do të vazhdojë me vite të tëra

Kryeministri irlandez: Brexiti do të vazhdojë me vite të tëra







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
Aktualitet

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

by mirseda
12:50 | 28/10/2025
0

Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se makina e djegur është...

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

12:31 | 28/10/2025
Anulimi i negociatave tregtare , kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

Anulimi i negociatave tregtare , kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

12:27 | 28/10/2025
Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

12:21 | 28/10/2025
Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari,punonjës i Tatimeve

12:19 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com