Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Bujar Asqeriu përgënjeshtron Ramën për Teatrin: S’kam thënë që të shembet

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bujar Asqeriu përgënjeshtron Ramën për Teatrin: S’kam thënë që të shembet

Aktori Bujar Asqeriu ka reaguar lidhur me mesazhin e publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku tregonte qëndrimin e tij mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Asqeriu u shpreh se nuk është për prishjen, sikundër deklaronte kryeministri, ndërsa shtoi se Rama ka bërë status të tij fraza të shkëputura të para më shumë se një viti, por që në atë kohë e anatemoi rëndë.

“Ky ka qenë një qëndrim i kahershëm imi, publik, para mediave dhe publikut, ndërsa Kryeministri kap fraza të shkëputura të miat dhe i lidh. Unë kam kërkuar që me çështjen e Teatrit të merren arkitektët. Asnjëherë nuk e kam përmendur fjalën shembje, kam thënë që të flasin arkitektët. Këto qëndrime unë i kam mbajtur që para një viti e gjysmë, por atëherë më shikonin si armik të gjithë, madje Kryeministri, në atë kohë, më anatemoi”, u shpreh Asqeriu.

Ndër të tjera, aktori iu bëri thirrje artistëve të tjerë që të qëndrojnë larg politikës.

“Devizën time unë e kam thënë: larg politikës. Aktorët shkojnë dhe nënshkruajnë në skenë me kryetarin e opozitës, unë nuk jam për këtë. Teatri është i detashmentit të aktorëve dhe artistëve dhe këtë e kam thënë që në fillim. Por vetëm studentët e përqafuan parullën time kur protestuan me devizën: Larg politika! Vetëm ata më kuptuan mua”, tha ai.

Po ashtu, Asqeriu u shpreh se godina e Teatrit ekzistues është i kalbur në të gjitha drejtimet, ndërsa theksoi se rikonstruksioni i tij duhet të bëhet në themel.

“Teatri ekzistues është i kalbur në të tëra drejtimet, sepse prej vitesh nuk është derdhur asnjë bojë, asnjë gozhdë, asnjë kompensatë, asnjë xham, asnjë gjë. Po kush është më e rrezikshmja për mua, është që në të gjithë prapavijën e skenës së Teatrit Kombëtar gëlojnë viruse shumë të rrezikshme për shëndetin e artistëve, që mund të invadojnë edhe publikun. Deri te trungjet mund të kenë marrë në thellësi mikrobe dhe viruse. Ndaj, rikonstruksioni i këtij Teatri duhet të jetë me themel. Kur erdhi drejtori i ri para 5 vjetësh, Hervini, porosia e parë që i dhashë ishte: merr institutin e Shëndetit Publik me pompa me ilaç për dezinfektimin e hapësirës skenike, sepse ka qenë një ekzemplar, që një aktoreje i ka ikur zëri kur vajti tek otojatri dyshoi për ekzistencën e viruseve në këtë ambient. Merr institutin me lloj-lloj ilaçesh se kanë vrapuar minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti. Kjo është e vërteta”, është shprehur artisti i njohur.

Tags: Bujar Asqeriuedi ramatë shembetTeatrit Kombëtar

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Evropianizimi në Ballkan s’ka dështuar, por do ndodhë të paktën pas 1 dekade

Evropianizimi në Ballkan s’ka dështuar, por do ndodhë të paktën pas 1 dekade

“Teatri që në ‘46 si barakë”/ Rama poston mesazhin e regjisorit të njohur

“Teatri që në ‘46 si barakë”/ Rama poston mesazhin e regjisorit të njohur

“Nami zi me shpenzimet për dasma”, shqiptarët: Marrim kredi dhe borxhe

“Nami zi me shpenzimet për dasma”, shqiptarët: Marrim kredi dhe borxhe







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com