Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro i afrohet minimumit historik të të gjitha kohërave, ja me sa u këmbye sot

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Euro i afrohet minimumit historik të të gjitha kohërave, ja me sa u këmbye sot

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gjitha kohërave. Sot në një euro u këmbye me 120.75 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë në këmbim me monedhën vendase. Nënçmimi i euros këto ditë lidhet më prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.

Ekspertët e këmbimit valutor e konsiderojnë sjellje sezonale këmbimin e euros në raport me lekun, teksa shifrat zyrtare tregojnë për numër më të lartë turistësh që po vizitojnë vendin këtë vit sidomos nga Europa Perëndimore. Me këtë rënie euro po i afrohet rekordeve historike në këmbim me lekun, kur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 një euro kushtoi 120.4 lekë. Ky ishte niveli më i ulët që kur monedha e përbashkët nisi të përdorej si mjet monetar unik nga BE.

Në tregjet ndërkombëtare euro vijoi të rritet në këmbim me dollarin, pas një rënies që nisi javën e fundit. Një euro në tregjet ndërkombëtare kushtoi sot 1.117 USD duke u mbiçmuar me 0.59 pikë sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg. Më herët përgjatë javës Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Powell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare. Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Powell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehet me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë. Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Oferta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në ketë tendencë. /Monitor

Tags: eurohistorikkëmbyeminimum

TË LIDHURA

Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së pezullimit: S’jam më zv.kryeministre dhe ministre
Aktualitet

Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së pezullimit: S’jam më zv.kryeministre dhe ministre

13:19 | 13/03/2026
Rama për naftën: Do jemi shembull, qytetarët duan çmime të përballueshme
Aktualitet

Rama për naftën: Do jemi shembull, qytetarët duan çmime të përballueshme

13:07 | 13/03/2026
Rama: Parlamenti do ta shpallë Iranin sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Rama: Parlamenti do ta shpallë Iranin sponsor të terrorizmit

13:05 | 13/03/2026
Next Post
Gripi i derrit po përhapet me shpejtësi! Ja vendet më të rrezikuara

Gripi i derrit po përhapet me shpejtësi! Ja vendet më të rrezikuara

Mesfushori largohet nga Interi, prezantohet tek skuadra e re

Mesfushori largohet nga Interi, prezantohet tek skuadra e re

“Policia e fsheh”, PD: Zyrtarit në Kamëz iu vu tritol në banesë

“Policia e fsheh”, PD: Zyrtarit në Kamëz iu vu tritol në banesë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së pezullimit: S’jam më zv.kryeministre dhe ministre
Aktualitet

Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së pezullimit: S’jam më zv.kryeministre dhe ministre

by mirseda
13:19 | 13/03/2026
0

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...

Rama për naftën: Do jemi shembull, qytetarët duan çmime të përballueshme

Rama për naftën: Do jemi shembull, qytetarët duan çmime të përballueshme

13:07 | 13/03/2026
Rama: Parlamenti do ta shpallë Iranin sponsor të terrorizmit

Rama: Parlamenti do ta shpallë Iranin sponsor të terrorizmit

13:05 | 13/03/2026
Rama: Ata që penguan Korridorin VIII do mbeten me gisht në gojë

Rama: Ata që penguan Korridorin VIII do mbeten me gisht në gojë

13:02 | 13/03/2026
Nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale

Nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale

12:52 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com