Bota

Gripi i derrit po përhapet me shpejtësi! Ja vendet më të rrezikuara

               Publikuar në : 14:53 - 05/08/19 user tir

Gripi i derrit së fundmi është kthyer në një shqetësim të madh për shëndetësinë dhe kohët e fundit po përhapet me shpejtësi. Ekspertët tashmë kanë ngritur alarmin dhe në disa vende të Evropës ka nisur therja e derrave.

Sipas “EuroNews” zonat më problematike janë ato të Evropës Lindore dhe pothuajse të gjitha fermat janë prekur nga kjo sëmundje.

Vlen të theksohet fakti se më shumë se 120 mijë derra janë therur në Bullgari në përpjekje për të kufizuar numrin e rasteve të gripit të derrit.

Kryetarët e qeverive u janë lutur qytetarëve të tyre t’i therin derrat që mbajnë nëpër ferma sa më shpejt dhe madje u kanë premtuar edhe dëmshpërblim. Kujtojmë se gripi i derrit u shfaq për herë të parë në pranverën e vitit 2009 dhe që nga ajo periudhë ky grip ka marrë edhe jetë njerëzish.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT