Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, dhe fatkeqësisht si pasojë e tij kanë humbur jetën 2 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se ishte ora 6 e mëngjesit, kur një automjet papritmas humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur betoni që rrethon oborret e Pedemontana në zonën e Villorba.
Viktimat janë 24-vjeçari Dorian Myftaraj i cili jetonte në Shqipëri, por kohët e fundit ndodhej në Itali, dhe 36-vjeçari Rruzhdi Karreci, banor i Spresiano, por me origjinë nga Durrësi.