E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Revista e njohur franceze jehonë protestës për “Unazën e re”: Bulevardi i ri i korrupsionit

Me titullin “Bulevardi i ri i korrupsionit”, revista franceze “Courrier des Balkans” i ka bërë jehonë protestave prej disa muajsh të banorëve të zonës në Unazën e re në Tiranë, pas skandalit me tenderin për ndërtimin e kësaj rruge. Ish-deputeti Klevis Balliu me një postim të tij në Facebook, shkruan: “Protesta e banorëve të Unazës së Re kapërcen kufijtë kombëtar. Sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shtëpive dhe pronave të tyre tanimë njihet nga e gjithë bota”.

Teksa ka publikuar foto nga shkrimi i revistës, Balliu shkruan më tej: “Është Courrier des Balkans që tashmë i ka kushtuar një shkrim të gjatë sakrificës 9- mujore të këtyre heronjve në Unazën e Re. Mediat ndërkombëtare shkruajnë qartë dhe prerë se shqiptarët po vidhen nga qeveria e tyre kriminale. Gishti i medias ndërkombëtare është drejtuar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij si hajdutët e parasë publike nëpërmjet PPP. Courrier des Balkans është një revistë Franceze e specializuar, e që lexohet nga politikanët, diplomatët e studiuesit e interesuar për Evropën Juglindore”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...