Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Ndërkohë policia ka identifikuar dy autorët dhe bashkë me ndihmën e Forcave të FNSH-së është vënë në kërkim të tyre.
Sipas policisë, dyshohet që shtetasit E.XH., dhe Sh.L.,kanë gjuajtur me armë në lokalin e shtetasit A.B., i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Dy të plagosurit e tjerë mësohen të jenë jashtë rrezikut për jetën ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.