Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Hiqen kasat fiskale/ Qeveria ligj të ri për faturat, sa do të paguajnë bizneset

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hiqen kasat fiskale/ Qeveria ligj të ri për faturat, sa do të paguajnë bizneset

Në mes të fushatës kundër informalitetit, qeveria prezanton një sistem të ri të raportimit fiskal, që do të prekë të gjitha bizneset në vend. Bëhet fjalë për ndryshim radikal të raportimit të aktivitetit ekonomik të biznesit te Tatimet. Të gjitha bizneset, nga 1 janari 2020, edhe pse kanë blerë një kasë 350 euro dhe paguajnë 60 euro në vit për mirëmbajtjen e saj, do të duhet të pajisen me një sistem tjetër kompjuterik.

Programi i ri, që do të zëvendësojë atë aktualin në kasat fiskale, bën të mundur raportimin në kohë reale të çdo transaksioni që bën biznesi. “Administrata Tatimore do të ketë informacion dhe pasqyrim për secilën faturë të lëshuar dhe të paguar me para në dorë ose në mënyra tjera në kohë reale, nëpërmjet një lidhjeje interneti me tatimpaguesin, institucionet financiare ose ndërmjetësit financiar”.

E thënë më thjeshtë, çdo shitje e një produkti nga çdo biznes në Republikën e Shqipërisë, do të dalë në kohë reale edhe në sistemin tatimor. Ky soft i ri do të jetë i detyrueshëm për çdo biznes në vend dhe do të nisë nga 1 janari. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave, konfirmuan se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga nisma e re e formalizimit.

SI DO FUNKSIONOJË SISTEMI I RI

E gjithë paketa e Financave ka një synim: kontrollin e rrugës së një produkti nga krijimi apo importi, deri në shitjen finale te konsumatori. E ndarë në dy faqe, strategjia e re parashikon që nga 1 janari të hyjë në funksionim softi i ri, që do të evidentojë në kohë reale transaksionet finale, pra shitjet fundore. Më pas, në vitin 2021 do hyjë faza e dytë që do të kontrollojë në kohë reale edhe transaksionet mes bizneseve. Janë rreth 160 mijë biznese të regjistruara në Shqipëri. Të gjitha këto biznese, para se të pajisen me programin e ri, duhet të sigurojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit nënshkrimin elektronik.

Nënshkrimi elektronik do të shërbejë për të hequr nga qarkullimi çdo lloj fature, që aktualisht shkruhet me dorë. Nënshkrimi elektronik, sipas Financave, ka një kosto prej 4 mijë lekësh në vit. Ai rinovohet çdo vit.

ÇFARË NDODH ME KASAT FISKALE?

Ministria e Financave pretendon se shumica e kasave fiskale do ta suportojnë programin e ri. Burime zyrtare konfirmuan dje se programi i ri do t’i kushtojë biznesit rreth 60-80 euro në vit. Nëse kasat nuk e suportojnë? Atëherë Financat kanë menduar që programi të instalohet në kompjuterët e shitjeve që ka çdo biznes. Programi mund të instalohet edhe në telefonat smart dhe të lidhet me një printer fiskal.

Faturat e printuara, menjëherë do të jenë të raportuara edhe në Tatime. Pra, kostoja e një biznesi nga 1 janari do të shtohet me të paktën 100 euro në vit, në mënyrë që Tatimet të jenë në gjendje të kontrollojnë çdo veprim të tij. Nga ana tjetër, bizneset nuk do të paguajnë më rreth 60 euro në vit për mirëmbajtjen e kasave. Çfarë ndodh me kasat e blera tashmë dhe që nuk e suportojnë programin e ri? Qeveria nuk ka parashikuar asnjë subvencion, thjesht do jenë kosto në kurriz të biznesit.

HAPAT PËR LËSHIMIN E FATURËS DHE ZBATIMIT TË PROCEDURËS SË FISKALIZIMIT

1. Pajisja me certifikatë nga AKSHI;

2. Pajisja në treg me pajisje elektronike të faturimit ose pajisje tjetër, e cila përmban një program softueri që mundëson nënshkrimin elektronik të elementeve të faturës dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave me Administratën Tatimore;

3. Nxjerrja e aktit të brendshëm (ku përcakton mënyrën e numërimit të faturave dhe përpilon listën e vendndodhjes/vendndodhjeve ku ushtrohet veprimtaria ekonomike);

4. Përshtatja e përmbajtjes së faturës me rregullat e Administratës Tatimore;

5. Afishimi i njoftimit në secilën pajisje të faturimit ose në një vend tjetër të dukshëm në vendndodhjen e biznesit, që tregon detyrimin për të lëshuar faturën, si dhe detyrimin e blerësit për marrë dhe ruajtur faturën;

6. Dërgimi i të dhënave në Administratën Tatimore për vendndodhjen e biznesit, në të cilin kryhet veprimtaria ekonomike, operatorët dhe mirëmbajtësi i softuerit;

7. Kryerja e vërtetimit të dëftesave në Administratën Tatimore;

8. Nxjerrja e aktit të brendshëm në lidhje me maksimumin e arkës. /panorama

Tags: Biznesefaturakasa fiskaleqeveri

TË LIDHURA

“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat
Aktualitet

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut
Aktualitet

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Next Post
Ndaj Sorecës po shfryn dufi i revolucionit të dështuar!

Ndaj Sorecës po shfryn dufi i revolucionit të dështuar!

Teatri/ Liçaj: Ju bëj thirrje të gjithë atyre që e duan këtë vend, të bashkohen me ne

Teatri/ Liçaj: Ju bëj thirrje të gjithë atyre që e duan këtë vend, të bashkohen me ne

Ndryshojnë rregullat për transportin urban në Tiranë, abonetë do jenë me fotografi

Ndryshojnë rregullat për transportin urban në Tiranë, abonetë do jenë me fotografi







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

by mirseda
16:37 | 24/12/2025
0

Sali Berisha daljen e tij përpara mediave e nisi me një urim për festën e Krishtlindjeve. “Uroj...

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

16:11 | 24/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com