Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Zëri i Amerikës”/ Soreca: Kritere transparente për Teatrin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Zëri i Amerikës”/ Soreca: Kritere transparente për Teatrin

Në Shqipëri, ambasadori i Delegacionit europian në Tiranë, Luigi Soreca, tha sot se i takon autoriteteve shqiptare të vendosin nëse duhet apo jo një teatër i ri, por se për Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që të ketë një garë të hapur dhe me kritere transparente, për zhvillimin e projektit.

Ndërsa çështja e Teatrit Kombëtar u rikthye në qendër të vëmendjes javën e shkuar, ku pati përplasje mes forcave të rendit dhe artistëve e qytetarëve që kundërshtojnë prishjen e godinës aktuale, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë, Luigi Soreca evitoi sot të përfshihet në këtë debat, duke shpjeguar se ndërtimi i një Teatri të ri apo rinovimi i atij aktual është një problem për të cilin duhet të vendosin autoritetet. Ai kujtoi faktin se shtatorin e kaluar Brukseli i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që procesi për zhvillimin e projektit për një Teatër të ri të ishte në në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit publik të BE dhe të sigurohej që të kishte qasje jo diskriminuese në treg.

“Këto principe duhet të udhëheqin institucionet shqiptare, dhe me sa kemi kuptuar është hapur tenderi për të çuar përpara projektin e Teatrit Kombëtar”, deklaroi ambasadori Soreca.

Në fakt, vitin e kaluar qeveria kaloi një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën kompanisë private FUSHA që të ndërtonte me fondet e saj një godinë të re Teatri, sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingel. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës.

Ishte pikërisht ndërhyrja e Brukselit që detyroi shumicën që të ndërhynte në ligjin e kthyer pas nga Presidenti Ilir Meta dhe të përfshinte konceptin e garës. Qeveria për disa muaj e mbajti në sirtar zbatimin e ligjit dhe vetëm në prill nxorri vendimin për hapjen e garës nga ana e Bashkisë së Tiranës. “Është e rëndësishme që të përcaktohen kritere të qarta dhe transparente për përzgjedhjen e ndërtuesit dhe po ashtru që të garantohet një garë e drejtë dhe e ndershme nga ana e institucioneve shqiptare”, theksoi zoti Soreca.

Kompanitë e interesuara, sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, kanë afat që të paraqesin propozimet e tyre deri më datë 19 shtator, por sërish kompania FUSHA, duket se është e favorizuar në këtë garë. Ajo ka në dorë projektin e parapëlqyer të Qeverisë si dhe marrëveshjet me pronarët e tjerë që kanë sipërfaqë në këtë zonë, ndërkohë që konkurrentët e mundshëm, do të duhet të nisin gjithshka nga e para e të plotësojnë shumë nga kriteret që përmban projekti tanimë i bërë publik dhe që është në dorën e kompanisë FUSHA apo dhe të bindin pronarët e sipërfaqeve private, të cilët kanë mbyllur me kohë marrëveshjet po me kompaninë FUSHA.

Në ndërkohë, vijon debati politik, mes opozitës e cila flet për një aferë korruptive nga ana e qeverisë, dhe kësaj të fundit e Bashkisë, të cilat janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit. /VOA

 

Tags: garaSorecaTeatri

TË LIDHURA

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike
Aktualitet

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

17:10 | 09/01/2026
PD mbledh nesër Kryesinë për të caktuar datën e protestës kombëtare
Politikë

PD mbledh nesër Kryesinë për të caktuar datën e protestës kombëtare

16:29 | 09/01/2026
Telefonat që “fundosën” Ballukun/ Dosja e Benet Becit në GJKKO, zbardhen zyrtarët e pandehur
Politikë

Telefonat që “fundosën” Ballukun/ Dosja e Benet Becit në GJKKO, zbardhen zyrtarët e pandehur

16:19 | 09/01/2026
Next Post
Rama bën njoftimin surprizë për nesër. Çfarë pritet të ndodhë?

Rama bën njoftimin surprizë për nesër. Çfarë pritet të ndodhë?

Tërmet apokaliptik në Ballkan? Meta letër institucioneve pas paralajmërimit të sizmologut grek

Tërmet apokaliptik në Ballkan? Meta letër institucioneve pas paralajmërimit të sizmologut grek

Ramush Haradinaj jep një mesazh nga Peja

Ramush Haradinaj jep një mesazh nga Peja







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike
Aktualitet

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

by mirseda
17:10 | 09/01/2026
0

1 042 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në shtatë bashki të Qarkut Elbasan si pasojë e...

Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

16:36 | 09/01/2026
PD mbledh nesër Kryesinë për të caktuar datën e protestës kombëtare

PD mbledh nesër Kryesinë për të caktuar datën e protestës kombëtare

16:29 | 09/01/2026
Telefonat që “fundosën” Ballukun/ Dosja e Benet Becit në GJKKO, zbardhen zyrtarët e pandehur

Telefonat që “fundosën” Ballukun/ Dosja e Benet Becit në GJKKO, zbardhen zyrtarët e pandehur

16:19 | 09/01/2026
SPAK çon për gjykim Benet Becin për tender 70 mln lekë

SPAK çon për gjykim Benet Becin për tender 70 mln lekë

16:16 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com