E enjte, 21 Tetor, 2021
9.5 C
Tirana

Ramush Haradinaj jep një mesazh nga Peja

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Pejë ku ka mbajtur një takim me strukturat e partisë së tij në këtë qytet. Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit gati dy javë më parë, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se Haradinaj kishte kërkuar që të mbaheshin zgjedhje sa më shpejt kur kishte deklaruar dorëheqjen e tij. “Në një atmosferë mobilizuese, takim me strukturat e AAK-së në Pejë, aty ku u lind Aleanca”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Tani më e fuqishme se kurrë, Aleanca është e gatshme për zgjedhjet nacionale, me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, ekonomikisht të zhvilluar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike”. /Gazeta Express

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...