Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Cila është e vërteta që Haradinaj u thirr në Hagë? Berisha zbulon ‘armiqtë’ që e donin pas hekurave

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Cila është e vërteta që Haradinaj u thirr në Hagë? Berisha zbulon ‘armiqtë’ që e donin pas hekurave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa fakte, të cilat sipas tij, janë çelësi i thirrjes në Hagë dhe dorëheqjes të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe pse në shkrimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Berisha i përmend me pseudonime, ai lë të nënkuptohet se shkaktarët kryesorë të këtij ‘puçi’ ndaj Haradinajt janë Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu.

Që në krye të këtij komenti, Berisha vë në dukje se me dhjetra hipoteza janë ngritur lidhur me aktin e ndërmarrë nga ana e Haradinajt. Por Berisha pasi ka analizuar shkrimet që janë nga analistë të ndryshëm, hedh dritë se kush është i interesuar për të parë pas hekurave Haradinajn.

Statusi

Nje lajm si çeles i te vertetes per ftesen ne Hage dhe doreheqjen e z. Haradinaj!

Miq, thirrja e Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage ishte nje veprim in ekstremis dhe i jashtezakonshem por natyrisht brenda kompetences ligjore te kesaj gjykate.

Me dhjetra hipoteza jane ngritur mbi bazen e teorive konspiartive te ketij akti te jashtezakonshem.
Siç eshte regull dhe tradite ne Shqiperi dhe ne rajon, gishti drejtohet me pasion se pari tek te huajt, inati i tyre per taksen 100% mbi mallrat serbe. Ne te vertet qeverite e vendeve mike dhe partnere kane kerkuar heqjen e saj por ama çdo njeri e di se ajo eshte nje takse anti Hashim me qellimin e vetem per te bllokuar pazarin atikushtetues, antiligjor, antikombetar me territorin, sovranitetin, pavaresine e Kosoves te Miladinit shqipfoles te marre peng me dosje nga Beogradi.

Une nuk do merrem ketu me morine e insinuatave, komenteve, hamendjeve e spekullimeve te pafundme te dores qe qendron prapa thirrjes per te treten here ne Gjykaten Speciale dhe doreheqjen e ish kryeministrit te Kosoves.
Por une do te ndalem ketu vetem ne nje lajm publik te nje burimi mediatik, nder me seriozet e kohes, i cili çuditerisht kaloj pa u vleresuar, madje teresisht u injorua nga mediat dhe analiste e shumte qe shkruan per kete çeshtje. Perveç ketij lajmi une do ndalem gjithashtu dhe ne dy fakte te lidhura direkt apo indirekt me kete lajm dhe qe une mendoj se jane nga ato fakte qe thuhet se flasin vet.

Ne serine e fakteve, supozimeve, dyshimeve nje gje eshte e qarte si drita e diellit, se njerezit me te interesuar mbi kete toke per ta pare Ramush Haradinajn prapa hekurave kane qene Presidenti i Serbomadhise Vuçiç dhe argatet e tij, trojka shqipfolese albanofobe Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por perseri ky interes, kjo deshire e tyre per te eleminiuar ne nje menyre apo ne nje tjeter nga sekena politike Ramushin nuk perben fakt per ti treguar me gisht se ata direkt qendrojne mbas fteses se Ramushit ne Hage dhe doreheqjes se tij.

Mirepo perveç interesit te tyre shume te madh per sa me siper, implikimin e tyre direkt ne pengmarrjen politike te Ramushit ua zbuloj sherbimi boteror i BBC, i cili te nesermen e doreheqjese se z. Haradinaj njoftoi se ftesa e tij nga Gjykata Speciale e Hages lidhej me nje dosje qe kishte dorezuar se fundmi Beogradi ne Hage. Ky lajm shume i rendesishem i BBC çuditerisht i shpetoi interesit te analisteve dhe gazetareve.

Por ky lajm tregon qarte se shkaku i thirrjes tejet te pazakonte pra pas dy pafajesive te mepareshme ne Gjykaten Speciale te z. Haradinaj eshte para se gjithash, sipas BBC, dergimi me ngut i nje dosje nga Beogradi ne Hage. Pra ne kete kontekst kemi te bejme me nje dosje te pregatitur ex tempora nga prokuroret e Beogradit vetkuptohet ne porosi te serbomadhit Vuçiç.

Por thirrjen e Ramushit ne Hage nga Gjykata Speciale per shkak te dosjes nga Beogradi me dashje apo pa dashje indirekt e pohoi dy dite pas thirrjes se tij vet presidenti i Serbise, Aleksander Vuçic, i cili personalisht dhe jo kryeministria e tij doli ne konference te vecante shtypi per kete çeshtje. Ne kete konference Vuçiç deklaroi sikur te ishte kryetar i Gjykates Speciale se Ramushi neser do te shkoje por shpejte do te kthehet perseri. Kjo bindje e Vuçiç buron vetem e vetem nga fakti se ai e di se gjykata do hedhe poshte dosjen e Beogradit te pregatitur ex tempora me deshmitare te rreme shqiptar albanofob apo dhe serb, per te cilen informoi me transparence BBC.

Se fundi, nese ka patur bashkepunim direkt te trojkes famzeze Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq ne pregatitjen e kesaj dosje me ndonje deshmitare te rreme, natyrisht jo nga Vlora por nga Vushtria, kjo do qartesohet nga hetimi dhe mbetet per tu pare.

Por reagimi identik, pothuaj vetem me dallimet qe rrjedhin nga perkthimi nga serbishtja ne shqip i trojkes famzes me padronin e tyre Vuçiç per ftesen ne Hage dhe doreheqjen e Haradinajt, i vetakuzon haptas keta te fundit.

Keshtu Vuçiç ne konferencen e tij per shtyp tha se nuk ka vend per eufori per doreheqjen e Haradinajt pasi kjo eshte nje mashtrim politik. “Me këtë ai dëshiron të siguroj fitore të fuqishme të rrymës më të fortë shqiptare në zgjedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në tetor”
Po keshtu trojka famezeze me gojen e vet apo zedhenesit e tyre me te njohur deklaruan se doreheqjen Ramushi e beri per qellime politike per te rritur mbeshtetjen e tij elektorale.

Siç e shikoni padroni dhe trojka, te vetedijshem per fallsitetin e dosjes se tyre, vetem sa nuk thane se Ramushi shkoi vet ne Hage per qellime elektorale.
Ata duket se ishin te sigurte per ftesen por nuk kishin parashikuar doreheqjen, e cila iu hoqi atyre çdo mundesi per te marre peng si kryeminister z. Haradinaj.

Mendoj se keto qendrime tashme plotesojne lajmin e BBC, sipas te cilit shkaku i thirrjes se papritur te zotit Haradinaj ne Hage ishte dorezimi nga Beogradi i nje dosje te fresket, mesa duket me deshmi fallco, qe sapo u hap u ngriu buzeqeshjen atyre qe e sajuan! sb

 

Tags: BerishaHagëharadinaj

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Rajmonda Bulku përgënjeshtron Ramën: Teatri të mos shembet!

Rajmonda Bulku përgënjeshtron Ramën: Teatri të mos shembet!

Transferimi në Serinë A, 2 klube italiane kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares

Transferimi në Serinë A, 2 klube italiane kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares

Njoftim i rëndësishëm për patentat ndërkombëtare, ja ku mund t’i tërhiqni

Njoftim i rëndësishëm për patentat ndërkombëtare, ja ku mund t’i tërhiqni







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com