Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Apeli i Kim Mehmetit: Piktori i ‘Rilindjes’, kthejua Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Apeli i Kim Mehmetit: Piktori i ‘Rilindjes’, kthejua Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve

Nga Kim Mehmeti

E ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbrojë mbarë shqiptarinë, e Shqipëria u bë vend ku vjedhësi i 50 eurove shkon në burg, e ai i 50 milion eurove bëhet mik i kryeministrit dhe burrështetas. Ne dëshironim një Shqipëri me të cilën do krenoheshim dhe që do i mbronte vlerat tona kombëtare si edhe ato të shtetit ligjorë, e Shqipëria u bo vend që mbron vetëm brekushet dhe prapanicën cullak të piktorit Kryeministër dhe e cila shkon drejtë NATO-s e BE-së duke mos parë se s’ka kë të çojë atje, se e tërë rinia i është shpërndarë nëpër botë dhe se, është bërë vend ku ngjarje kulturore janë dasmat e ‘VIP-ave’, e ditë festive ato kur mbahen mitingjet partiake, ku votuesit u duartrokasin politikanëve që para syve i gënjejnë dhe e plaçkitin popullin.

Pra ne donim një Shqipëri që do jetë strumbullarë, rreth të cilit do bashkoheshin gjitha vlerat dhe forcat tona kombëtare, e ajo u bë përbashkuese e hajdutëve dhe kriminelëve politikë mbarëshqiptarë, me çka në botën shqiptare, çdo gjë mbeti e copëzuar, përpos krimit dhe nëntokës politike. Ne donim një Shqipëri të fortë, me shqiptarë të kënaqur në të, e jo një ‘Rilindje’ të fortë me politikanë milionerë që na mësuan si mbrohet partia dhe pushtetarët, por jo edhe atdheu, që vendin e bënë pronë të veten, duke i kthyer shqiptarët atje ku ishin në kohën e mbretit: popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë, popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato, vetëm për të mbetur në pushtet.

Donim një Shqipëri që do ishte lokomotivë e kulturës, artit dhe ekonomisë kombëtarë, e ajo u bë vend ku policia e ‘mbron’ teatrin nga aktorët dhe ku rrënohet mbëmendja e popullit, me qëllim që kalendari i vlerave tona artistike të nisë nga dita kur në pushtet erdhi qeveria e ‘Rilindjes’ dhe të fillojë me shkarravinat e piktorit të dështuar. Ne shqiptarët jashtë mëmëdheut besuam se do kemi një Shqipëri që do na bëjë të krenohemi me të, e ajo u bë vend që rrezikon të mbetet pa shqiptarë, sepse nga rreth dy milionë emigrantë shqiptarë sa e kanë braktisur vendin, 390 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi të huaj.

Dhe sa e dhimbshme është ta pranosh, se nga e gjithë ajo që ëndërronim e shpresonim se do bëhet Shqipëria jonë, neve shqiptarëve jashtë mëmëdheu ajo na dhuroi vetëm dëshpërim, zhgënjim…dhe turpin. Gjithsesi, ne shqiptarët jashtë mëmëdheut, jo se Shqipërinë e duam më shumë se vëllezërit tanë që jetojnë në të, por nuk duhet harruar se ajo u bë shtet sepse ishte ëndërr dhe vullnet mbarëshqiptarë, andaj edhe kemi të drejtë të themi: duhet mbrojtur Shqipërinë nga destruktiviteti politik sepse, jo vetëm për shtetasit e saj, por edhe për ne jashtë mëmëdheut, për shumëçka, ajo është më e shtrenjta që kemi.

Dhe shqiptarët e atjeshëm, mbrojtjen e saj nga politikanët kriminelë, nuk ia kanë borxh vetëm vetvetes, por edhe neve ëndërrimtarëve që mbase ‘mbrapshtë’ kemi ëndërruar. Siç kemi të drejtë t’i themi piktorit të ‘Rilindjes’: kthejua Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve! Edhe pse e dimë se të kërkosh një gjë të tillë nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, është njësoj si të kërkosh ndërgjegje nga ai që nuk ka turp dhe i cili, gjitha vlerësimet dhe kritikat ndaj tij, i komenton me thënien se karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë dhe që, vetveten e ndjen si kalorës, popullin si deve e kritikët e tij si qenë, ai që assesi ta kuptojë se nuk quhet karvan tufa e hienave, që e gllabëron popullin.

Tags: piktorRilindjeshqiperiteater

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Legjitimiteti i mbrojtësve të Teatrit kundër arbitraritetit të prishësve të tij! 

Legjitimiteti i mbrojtësve të Teatrit kundër arbitraritetit të prishësve të tij! 

Gjykata e Tiranës miraton mandatin, rikonfirmon Veliajn për kryeqytetin

Gjykata e Tiranës miraton mandatin, rikonfirmon Veliajn për kryeqytetin

Sejko: Masa konkrete për gjallërimin e kreditimit në vend

Sejko: Masa konkrete për gjallërimin e kreditimit në vend

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com