Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hetimi i SPAK/ Meta: Po më dekorojnë, nuk i kam bërë dëm Kushtetutës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hetimi i SPAK/ Meta: Po më dekorojnë, nuk i kam bërë dëm Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta shprehet me ironi sa i përket procedurës ligjore të nisur nga Kuvendi për shkarkimin e tij.

Në intervistën për emisionin “Tempora” në Ora News, Meta e konsideron atë si një procedurë ‘dekorimi’, teksa deklaron se vendimin për të ndryshuar datën e zgjedhjeve e kishte marrë bazuar në pluralizmin politik.

“Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, është shprehur ndër të tjera Presidenti Meta.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Jemi në Presidencë. Përballë kam Kreun e Shtetit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar një President, në një intervistë në kushtet kur Parlamenti ka ndërmarrë një procedurë për shkarkimin e tij. Si ndiheni si President nën hetim administrativ dhe me procedura shkarkimi?

Presidenti Meta: Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë.

Gazetarja: Po ju në ç’ligj jeni bazuar për të marrë një vendim, për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues?

Presidenti Meta: Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri….

Gazetarja: Falë dhe një reagimi dhe një kohezioni të jashtëzakonshëm mbarëpopullor, le të themi.

Presidenti Meta:….të veçantë për kohën, po të kemi parasysh vitin ’91 dhe i shtyu zgjedhjet dhe i dha mundësi opozitës së re që të merrte pjesë. Nuk jam duke përmendur dhe rastin tjetër të vitit 2006-2007, kur zoti Rama ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe zoti Berisha ishte Kryeministër, ku përsëri u shty data e zgjedhjeve për shkak të një certifikate që zoti Rama kërkonte në atë kohë si garaci që të mos manipuloheshin zgjedhjet. Nuk po përmend dhe precedentë të tjerë, nga paraardhës të tjerë. Nuk e di, cilin nen të Kushtetutës kam shkelur.

Tags: dekorimHetimiilir metaSPAK

TË LIDHURA

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj
Aktualitet

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”
Politikë

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë
Aktualitet

I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

08:16 | 14/07/2025
Next Post
Aksidentoi për vdekje një 32-vjeçar dhe u largua, pranga shqiptarit në Itali

Video/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, arrestohen 7 shqiptarë. Si u zbuluan

Meta përplaset me gazetaren: Mos bini pre e propagandave ‘sorosiste’

Meta përplaset me gazetaren: Mos bini pre e propagandave ‘sorosiste’

“Jeni një tespie në duart e Berishës”/ Meta: Rama nën efektin e dopingut

“Jeni një tespie në duart e Berishës”/ Meta: Rama nën efektin e dopingut

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja
Showbizz

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

by mirseda
08:31 | 14/07/2025
0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar planet e saj televizive për sezonin e ri, duke konfirmuar...

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com