Politikë

Meta përplaset me gazetaren: Mos bini pre e propagandave ‘sorosiste’

               Publikuar në : 22:09 - 23/07/19 Enno

Gjatë intervistës që po zhvillohet në ambientet e Presidencës, ka pasur një përplasje mes gazetares Sonila Meço dhe presidentit Meta, ku ky i fundit i ka kërkuar asaj të mos bjerë pre e propagandës sorosiane, teksa ajo po e pyeste se ku ishte bazuar për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Pak ditë më parë, Meta i ka drejtuar një mesazh të prerë Sorosit duke u shprehur se Shqipëria është vend i vogël për të dhe të vazhdojë në tregjet e mëdha, duke u shprehur se ai si president edhe si “pasardhës” i Avni Rustemit do i dalë për zot Shqipërisë.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Më shumë se cilin keni shkelur, po mbi ç’ligj jeni bazuar. Ju ma thatë qartësisht ‘pluralizmi’.

Presidenti Meta: Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës.

Gazetarja: Kishte një zgjidhje fjalësh shumë interesante, janë disa tema që ju vetëm në një fjali keni hapur horizontin për të marrë drejtimin e bisedës. Unë do të ndjek pak atë logjikë që kisha nisur që në fillim dhe do të ndalem edhe tek propaganda ‘sorrosiane’, dhe tek fakti që unë si gazetare me përvojë nuk arrij dot që të dal….

Presidenti Meta: Unë kërkoj ndjesë…..

Gazetarja: Jemi pushtete të pavarura zoti Meta, kështu që nuk ka problem. Unë jam pushteti i katërt dhe ndihem komode.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT