Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta-Berisha në alarm, SHBA mesazh filo-rusëve me dërgimin e Haradinajt në Gjykatën Speciale

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta-Berisha në alarm, SHBA mesazh filo-rusëve me dërgimin e Haradinajt në Gjykatën Speciale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dje një mesazh të qartë për këdo që i sfidon. Ramush Haradinaj ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi Gjykata Speciale e ngritur për krimet e luftës, ka ngritur akuza ndaj tij. Haradinaj përmes një deklarate për mediat tha se do i përgjigjet drejtësisë. Parlamenti i Kosovës e miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën Speciale në fillim gushtin e vitit 2015-të, duke saktësuar se institucioni me dhomat e specializuara do të vepronte në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e kësaj gjykate pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për trafikim organesh në Kosovë, që lidheshin me përfshirjen e disa ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Haradinaj është i pari zyrtar i lartë që do të përballet me këtë gjykatë.

Por akuzat ndaj tij vijnë në një periudhë shumë delikate. Haradinaj ishte i vetmi që sfidoi SHBA e BE mbi taksën ndaj Serbisë. Po ashtu, ai sulmoi ashpër amerikanët mbi idenë e një pakti për kufirin. Thaçi kërkonte ndërhyrjen e SHBA dhe ishte ai që hodhi idenë e rishikimit të kufijve. Dyshimet janë se Haradinajn e morën në qafë kritikat ndaj amerikanëve dhe qëndrimi kundër planeve të tyre. Por një pyetje tjetër që shtrohet është: A e mori në qafë presidenti Ilir Meta, Ramush Haradinajn?

Presidenti shqiptar reagoi dje duke treguar qartë se është alarmuar, pasi flet për presione. “Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, tha ai. Kufiri i Kosovë se ndau Tiranën e Prishtinë në dy kampe, Rama e Thaçi u bënë bashkë pro rishikimit të kufijve, ndërsa Haradinaj dhe Meta ishin bashkë kundër rishikimit. Meta ishte ai që i “frynte në vesh” Haradinajt dhe trumbetonte ndarjen e Kosovës, duke sfiduar në këtë mënyrë amerikanët. Dorëheqja pa rezistencë e Haradinajt dhe ngritja e akuzave nga një gjykatë me anëtarë të huaj, është një mesazh i qartë i SHBA për këdo që i sfidon. Por me reagimin e djeshëm duket se dhe presidenti Meta e ka marrë mesazhin.

Fati i Ilir Metës

Teksa Haradinaj doli disa herë kundër amerikanëve, të njëjtën gjë bëri Ilir Meta. Ky i fundit përveçse doli kundër planit amerikan për Kosovën, ka nisur një sulm të paprecedentë si ndaj reformës në drejtësi dhe vetë ambasadës së SHBA. Nuk ka ditë që Meta të mos sfidojë amerikanët dhe gjithë ndërkombëtarët. Ai i akuzon se bënë që reforma në drejtësi të kapet nga qeveria. Por mesazhet në drejtim të presidentit shqiptar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Mathew Palmer ja bëri të qartë për 30 qershorin, ndërsa Philip Reeker ishte i prerë për reformën në drejtës që nuk negociohet. Por akuzat për Haradinajn duket se janë një mesazh i qartë nga amerikanët se filorusët dhe ata që nxisin përçarje përfundojnë keq. Haradinaj njihet si proamerikan, por Meta është akuzuar si pro rus. Fakti që Presidenti shqiptar loboi fort që të bllokohej pakti Kosovë-Serbi të bën të dyshosh se dhe Meta është në syrin e amerikanëve. Edhe te ne shumë shpejt do ngrihen Gjykata dhe Prokuroria Speciale. Në Kosovë puna do nisë me kryeministrin, ndërsa në Shqipëri nuk është çudi të nisë me Presidentin. Fati i Metës është në duart e Zotit dhe me reagimin e djeshëm tregohet qartë paniku që e ka kapur presidentin shqiptar.

Fati i Berishës

Përveç Metës, SHBA dërgoi një mesazh dhe për Sali Berishën. Dhe ky i fundit është kundër kufijve dhe dje në reagimin e tij e ka treguar qartë se akuzat për Haradinajn lidhen me këtë çështje. “Me këtë rast unë shpreh nderimin tim të palëkundur për veprën dhe aktin e tij burrëror të Ramush Haradinajt dhe besimin e palëkundur në drejtësinë ndërkombëtare, e cila e ka shpallur atë dy here të pafajshëm. Unë gjithashtu iu bëj thirrje forcave politike në Kosovë, qytetarëve të saj dhe mbarë kombit shqiptar të kundërshtojnë me vendosmëri të palëkundur të gjitha përpjekjet, prapaskenat për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës të projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç, argatëve të tij shqipfolës, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës Baton Stanishiqit që festojnë sonte dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hagës”, tha ai. /Gazeta SOT

 

Tags: BerishaharadinajMeta

TË LIDHURA

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët
Aktualitet

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Next Post
Video/Mbylli sezonin e “Vizioni i Pasdites”. Ja ku do ta shohim sezonin tjetër Evi Reçin

Video/Mbylli sezonin e “Vizioni i Pasdites”. Ja ku do ta shohim sezonin tjetër Evi Reçin

Perëndimi mbështeti islamin radikal dhe nxiti terrorizmin global

Perëndimi mbështeti islamin radikal dhe nxiti terrorizmin global

Lëvizja e Vuçiç pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj/ Zbulohet se çfarë do ndodhë sot

Lëvizja e Vuçiç pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj/ Zbulohet se çfarë do ndodhë sot

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com