Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në 5 korrik. Bëhet fjalë për shtetasit: Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e një Audi S5, ku autoritetet vendase, menjëherë pas denoncimit që bëri një qytetar, u vunë në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë.
Pas hetimeve, doli që ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.
Angazhimi i forcave policore zbuluan vendqëndrimin e bandës, karabinierët arritën të zbulojnë vendqëndrimin e bandës, një garazh në Pero që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura të përdorura gjithashtu për kryer krime të tjera.
Të tre u arrestuan me akuza të ndryshme, si vjedhje makinash, posedim armësh, posedim të lëndëve narkotike, pasi u gjetën 1 kg marijuanë, vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.
Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit, gjetën një skaner për frekuencat e forcave të policisë dhe një bllokues sinjali, një pistoletë 7.65., rreth një kilogram marijuanë, si dhe posedimin i pajustifikuar i disa mjeteve, që dyshohen se janë të vjedhura.