Shqipëria

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, pjesë e filmit “Zonja nga qyteti”


               Publikuar në : 19:11 - 11/07/19 Enno

Shuhet në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Valentina Caci. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur aktorja Zamira Kita.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kita shkruan se rolet e saj në filma do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.

“Lamtumirë, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmonë ne kujtesën tone, bisedat dhe këshillat e saj, te paharruara! I përjetshëm kujtimi”, shkruan Zamira Kita.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Ajo fillimisht u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare. Më pas u bë pjesë e grupit të teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Sakaq, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën e teatrit profesionist.

Disa nga filmat ku Valentina Caci ka interpretuar janë: “Zonja nga qyteti”, “Kur çel dashuria”, “Shoqja nga fshati”, “Shtëpia në rrugicë” etj.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT