E mërkurë, 3 Qershor, 2020
23 C
Tirana

Samiti i mediave sociale në Shtëpinë e Bardhë

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Me Manastirliun inauguruan COVID-3/ Rama hedh thumbin e radhës: Pyll pa derra nuk ka

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Rama edhe një herë tjetër paralajmëron shqiptarët se virusi nuk ka iku, ndaj në çdo kohë ata duhet...

Mashtroi biznesmenin turk/ Prokuroria kërkon deri në 10 vite burg për Sinan Idrizin

Prokuroria në Turqi ka kërkuar që aksioneri i kompanisë ajrore “Air Albania”, Sinan Idrizi, të dënohet me 3 deri në 10 vite burg për...

Gazetarja nxjerr detaje të rënda: Dy vajza të tjera janë ngacmuar nga roja e shkollës

Duket se përdhunimi i vajzës 15-vjeçare nuk është rasti i vetëm, pasi të njëjtin fat kanë patur edhe dy shoqet e saj. Detaje të...

Meta kthen në Kuvend ligjin ‘Për shërbimet e pagesave’

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për shërbimet e pagesave”. Sipas Metës, një nga arsyet e kthimit të ligjit...

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Përfaqësuesit e opozitës, u janë drejtuar selisë blu pak çaste më parë. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mbajnë një takim me kryedemokratin...

“Do t’i dalim zot këtij vendi”, Hoti flet për herë të parë si kryeministër

Pas seancës së jashtëzakonshme, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kuvend e presin nisma të reja ligjore dhe plot punë. Prioritet...

EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët me snajpera rrethojnë banesën në Kamëz

Një person është vetëdorëzuar në polici, pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5., i ishin drejtuar banesës së...

35 fotot që tregojnë anën tjetër të protestës për George Floyd

Prej 8 ditësh tashmë, protesta të shumta kanë shpërthyer në të gjithë SHBA për vdekjen e George Floyd. Qytetet po imponojnë shtetrrethime dhe shtetet...

Një numër grupesh të njohura konservatore mblidhen të enjten në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar se si duhen trajtuar raportimet në mediat sociale.

Por gjigandët e medias sociale, Twitter dhe Facebook nuk marrin pjesë pasi nuk janë ftuar. Për Samitin e Shtëpisë së Bardhë dhe për pjesëmarrësit në të janë dhënë pak hollësi, por konferenca vjen mes kritikave të shumta për këto kompani.

Disa argumentojnë se kompanitë e mediave sociale po heshtin zërat konservatorë. Të tjerë thonë se nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur përdoruesit nga dezinformatat dhe postimet fyese. Një argument për të cilin bihet dakord është se firmat e teknologjisë janë të fuqishme dhe kontrollojnë kanale të rëndësishme të informacionit. Ka thirrje për një zbatim më të fuqishëm të ligjit anti-trust dhe për të parë nëse këto kompani duhet të ndahen.

Presidenti Donald Trump është i apasionuar i Twitter-it, duke e përdorur platformën si për të trumpetuar punën e administratës së tij ashtu edhe për të sulmuar kundërshtarët.

“Shtëpia e Bardhë do të organizojë një samit shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm për Median Sociale sot,” shkroi ai në Twitter përpara ngjarjes. “A do të bëhesha President pa Median Sociale? Po (ndoshta)!”

Paragjykim ndaj zërave konservatorë?

Presidenti Donald Trump ka kritikuar gjithnjë e më shumë tre kompanitë e mëdha të mediave sociale – Facebook, Twitter dhe YouTube – për atë që ai thotë se është censurë dhe paragjykim ndaj zërave konservatorë.

Të tre kompanitë kanë mohuar vënien në shënjestër të përdoruesve konservatorë kur zbatojnë standardet e tyre të komunitetit social. Në maj, Shtëpia e Bardhë u kërkoi njerëzve të ndanin eksperiencat e tyre në një faqe elektronike.

“Në fillim të këtij viti Shtëpia e Bardhë filloi një nismë për të lejuar amerikanët, pa marrë parasysh pikëpamjet e tyre politike, të tregojnë se si janë prekur nga paragjykimet në internet. Pas marrjes së mijëra përgjigjeve, Presidenti dëshiron të angazhohet drejtpërdrejt me këta liderë dixhitalë në një diskutim për fuqinë e mediave sociale”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në një deklaratë të martën pasdite.

Faqja elektronike tani është e mbyllur, por një mesazh u tregon vizitorëve se “platformat e mediave sociale duhet të avancojnë lirinë e fjalës. Megjithatë, shumë amerikanë kanë parë që llogaritë e tyre janë pezulluar, ndaluar apo raportuar për shkelje të paqarta të politikave të përdoruesve”. https://whitehouse.typeform.com/to/Jti9QH

Samiti është për “udhëheqësit dixhitalë” të interesuar për “një bisedë të fuqishme mbi mundësitë dhe sfidat e mjedisit të sotëm online”, tha Shtëpia e Bardhë kur njoftoi për konferencën.

Të ftuar, ekspertë dhe drejtues konservatorë

Ndërkohë që lista e pjesëmarrësve nuk është bërë publike, ndër të ftuarit janë Zëvendëskryetari i Partisë Republikane të Floridës, Christian Ziegler dhe anëtarë të grupeve konservatore si Fondacioni Heritage dhe Turning Point USA.

Është e rëndësishme për njerëzit të mësojnë se si faqet e mediave sociale moderojnë përmbajtjen, tha Jillian York, drejtoreshë për lirinë ndërkombëtare të shprehjes në Fondacionin Elektronic Frontier, një organizatë dixhitale për liritë civile.

Kompanitë e mediave sociale “nuk po veprojnë si duhet” dhe po heqin fjalime që nuk duhet, tha ajo. Por as vlerësimi i administratës Trump për konservatorët nuk është i drejtë, shtoi ajo.

“Rregulli duhet të jetë liria e shprehjes,” tha ajo. “Duhet të hiqen përmbajtje vetën për rrethana vërtet të rrezikshme.”

Clara Tsao, një bashkëpunëtore për kompaninë Mozilla tha se sipas ligjit amerikan, ofruesit e “shërbimeve interaktive kompjuterike” lejohen të përjashtojnë njerëzit nga komunitetet e tyre në internet, për të mbrojtur përmbajtjen dhe vendimet editoriale dhe për të ofruar standarde të mirësjelljes. “Është një problem i ndërlikuar”, thotë ajo. “Ka një keqkuptim rreth asaj se si duhet të bëhet moderimi i përmbajtjes”.

‘Izolimi’ i fjalës

Kompanitë e mediave sociale vazhdojnë të bëjnë ndryshime në shërbimet e tyre për të hequr llogaritë e rreme dhe në disa raste, për ta bërë më të vështirë të shihen postime që konsiderohen të pavërteta ose ofenduese.

Këtë javë, Instagrami, i cili është pronë e Facebook-ut, njoftoi ndryshime për të goditur bulizmin. https://www.businessinsider.com/instagram-announces-restrict-mute-feature-ai-flag-offensive-comments-2019-7

Kohët e fundit, Reddit “pezulloi” një grup diskutimi në faqen e tij për shkak të një kërcënimi për dhunë. Përdoruesit shohin tani një paralajmërim përpara se të hyjnë në grup./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria merr 4 vendime për Rindërtimin/ Ahmetaj: Sot nis programi i granteve për Shijakun

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka marrë katër vendime për procesin e rindërtimit. Përmes një deklarate për mediat, Ahmetaj bën me...

Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe Listës Serbe

Parlamenti në Kosovë ka votuar qeverinë e re të kryesuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, me 61 vota. Për qeverinë e re të Kosovës...

Qeveria Hoti/ Grenell: Mezi pres partneritetin me të për dialogun me Serbinë

I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka uruar qeverinë e re, me në krye Avdullah Hotin nga LDK. Në një...

Ardit Roshi dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës

Pas një propozimi që bëri shumë bujë, pasi çdo gjë ishte LIVE, për shkaqe ende të paqarta moderatori Ardit Roshi dhe vajza e aktorit...

LDK pas votimit të Qeverisë Hoti: Na priftë e mbara

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përshëndetur votimin e Qeverisë së re në Kuvend, në krye me Avdullah Hotin kryeministër. Në llogarinë zyrtare në Facebook, LDK...
WhatsApp KONTAKTO TT