Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Qeveria e re greke (nuk) do të kontestojë marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e re greke (nuk) do të kontestojë marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut

Qeveria e re greke e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis nuk do të ndryshojë politikën e jashtme dhe evropiane. Gjatë kohës në opozitë Mitsotakis kundërshtonte Marrëveshjen me Shkupin. Po tani?

“Më pak tatime dhe më shumë investime”, ka premtuar Kyriakos Mitsotakis gjatë fushatës parazgjedhore. Politikani konservator ka premtuar se më së largu në gusht do të nxjerrë në parlament një propozim për tatime. Mbështetësit e tij u gëzohen shkurtimeve të tatimeve. Por a do të kthehet gjendja e para krizës së borxheve? “Me siguri jo”, thotë eurodeputeti Jorgos Kyrtsos. Në Greqi nuk priten befasi të pakëndshme nga Mitsotakisi. Kryeministri do të zvogëlojë së pari të dhënat e shtetit e më pas priten hapa që mundësojnë përmirësimin e gjendjes në vend, thotë Kyrtsos për DW.

Greqia në gusht të vitit 2018 ka dalë prej programit ndërkombëtar të shpëtimit financiar. Por mbikqyrja mbetet. “Mbikqyrje e ashpër”, është koncepti aktual. Kjo do të thotë se çdo tre muaj Komisioni i BE vlerëson gjendjen në këtë vend, që siguron vazhdimin e reformave. Javën që vjen kreu i Fondit për Shpëtimin, Klaus Regling do të takohet me kryeministrin e ri në Athinë. Mediat greke bëjnë të ditur se Mitsotakis do të pritet në Berlin nga kancelarja Merkel në fund të gushtit. Deri atëherë duhet të sqarojë gjërat rreth programit të tij qeveritar dhe duhet të paraqesë rezultatet e para. Për vazhdimin e reformave flet edhe fakti, se ai ka emëruar politikanin e qetë, Christos Staikouras në postin e ministrit të Financave, thotë Kyrtsos.

Raportet me Turqinë

Edhe ministri i ri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë shumë punë. 60 – vjeçari konsiderohet si një politikan i besueshëm por i gatshëm të marrë vendime të rënda. Si ministër i Drejtësisë ai ka nisur para vitesh proceset gjyqësore kundër neonazistëve të partisë “Agimi i Artë”. Tani ai do të përballet me vështirësi në raporte me Turqinë, për shkak të grindjeve rreth ujërave të Qipros. “Tendosjet mes këtyre vendeve do të vazhdojnë”, thotë Thanos Dokos, drejtor i organizatës ELIAMEP. Ai mendon se Greqia do të vazhdojë raportet e mira me Qipron, Egjiptin dhe Izraelin. Ndërkohë që afrim ka edhe me Jordaninë.

Dokos nuk beson se mund të ketë mosmarrëveshje të reja në Egje. Kjo mund të ndodhë vetëm, nëse Turqia ndërmerr hapa të tjerë në drejtim të territoreve greke. Gjatë vizitës së Kyriakos Mitsotakisit në Qipro do të dihet më shumë. “Tradicionalisht çdo kryeministër i ri grek së pari udhëton në Qipro”, thotë Dokos.

“Maqedonia e Veriut” nuk do të kundërshtohet

Me tundje koke janë pritur në shumë qendra evropiane qëndrimet e konservatorëve kundër marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë marrëveshje Greqia ka normalizuar raportet me vendin fqinj në veri dhe ka hapur rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në kohën sa ishte në opozitë, Mitsotakis fliste kundër marrëveshjes, por duke lënë të hapur mundësinë e repsektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse rrugë tjetër nuk ka. Po tani?

“Për shkaqe të brendshme politike Mitsotakisi duhet të jetë më i zëshëm”, beson Thanos Dokos. Por ai do ta respektojë këtë marrëveshje. Dokos beson se kryeministri i ri do të jetë më i përkushtuar ndaj Evropës, por me një rol më aktiv të Greqisë – në veçanti kur bëhet fjalë për politikën e sigurisë në Evropë. /DW

Tags: GreqiKyriakos MitsotakisQeveria

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025
Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar
Rajoni

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Next Post
Shkencëtarja amerikane gjendet e vdekur në një bunker të Greqisë

Shkencëtarja amerikane gjendet e vdekur në një bunker të Greqisë

“Unë të q* ty, Mero Bazen dhe Edi Ramën”, Bledi Mane shpërthen ndaj avokatit (video)

"Unë të q* ty, Mero Bazen dhe Edi Ramën", Bledi Mane shpërthen ndaj avokatit (video)

Eksperti amerikan trondit Metën: U kap në aferë 700 mijë euroshe, skenarët destabilizues po i shërbejnë Rusisë

Eksperti amerikan trondit Metën: U kap në aferë 700 mijë euroshe, skenarët destabilizues po i shërbejnë Rusisë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

by mirseda
14:55 | 30/09/2025
0

Një 48-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet se tentoi që të kontrabandonte pjesë...

Beatrix Ramosaj prek ndjekësit me dedikimin emocional për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai…

Beatrix Ramosaj prek ndjekësit me dedikimin emocional për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai…

14:50 | 30/09/2025
Përndiqte gazetaren? Zbardhet dëshmia e psikiatrit Kamberi

Përndiqte gazetaren? Zbardhet dëshmia e psikiatrit Kamberi

14:48 | 30/09/2025
Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën

Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën

14:44 | 30/09/2025
Shpërthejnë protestat në Madagascar! 22 të vrarë e 100 të plagosur, presidenti shpërndan qeverinë

Shpërthejnë protestat në Madagascar! 22 të vrarë e 100 të plagosur, presidenti shpërndan qeverinë

14:41 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com