Rajoni

Shkencëtarja amerikane gjendet e vdekur në një bunker të Greqisë


               Publikuar në : 08:48 - 11/07/19 user tir

Së fundmi është gjetur trupi i pajetë i një shkencëtareje amerikane brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Raportohet se Suzanne Eaton, e cila u zhduk para rreth një jave ka vdekur nga ngulfatja (ndërprerja e frymëmarrjes). Burimet policore kanë bërë me dije se po e hetojnë rastin si një vepër penale. Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck në Gjermani, kishte shkuar në Kretë për të marrë pjesë në një konferencë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT