Kryesore

“Unë të q* ty, Mero Bazen dhe Edi Ramën”, Bledi Mane shpërthen ndaj avokatit (video)

               Publikuar në : 09:12 - 11/07/19 M. S

Avokati Altin Goxhaj është përfshirë në një debat që ka denigruar edhe në sharje në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora, me gazetarin Bledi Mane.

Zanafilla e debatit u bë akuza e Goxhajt, se Mane ishte zhurmues i gazetarit Mero Baze. Gazetari, në debat e sipër nuk është përmbajtur, aq sa ka shpërthyer në fyerje personale. E nga ana tjetër, Goxhaj ka thënë se është turp që të merret me të.

Pjesë nga debati: 

Altin Goxhaj: Ai është zhurmues i Mero Bazes. Unë kam një argument pa mbyllur, që është ai i protestës.

Bledi Mane: Me fal se janë këta zotërinjtë këtu, se do thoja ndonjë fjalë tjetër.

Hila-Goxhajt: Po ti po i hedh vetë benzinë zjarrit.

Bejtja për Manen: Të mbarojë benzinën ky.

Mane: Ça është kjo të mbarojë benzinën ky. Si më ofendon ti mua tani.

Bejtja: Të thash mos i hidh benzinë.

Mane: Ti vjen nga Ballshi me naftë dhe me benzinë, unë jam përmetar, jemi natyrë minerale.

Goxhaj: Pse shqetësohesh kur flas për Bashën, nuk po flisja për Ramën.

Mane – Goxhajt: Pranoje publikisht. Ti dështove që ishe kandidat.

Goxhaj: Pse u shqetësove ti që unë po flas për Bashën?

Mane: Unë të q* ty dhe Mero Bazen edhe Edi Ramën. Vetëm kaq po të them. Je në terezi apo jo.

Goxhaj: Është turp i madh të merrem me ty.

Mane: Më përmend ti mua Mero Bazen, a je në terezi apo jo.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT