Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ditën e sotme ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” prej ku komentoi përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.
Ahmetaj i konsideroi ato si fenomene tranzicioni të cilat sipas tij gjejnë zgjidhje me përmirësimin e Kodit Zgjedhor.
“Ka probleme në procese zgjedhore, nisi buja ka dalë në përgjim kryeministri. Por ishte biseda më normale e një kryetari partie, për koordinatorin. Damian Gjiknuri thoshte po transportojmë votuesit në kllapa ju të mediave u shtuat paratë. Ka fenomene? Po ka, është Ruzhdia e Gërdeci. Është gabim, është fenomen tranzicioni, ju e kuptoni që kanë dalë të burgosur nga burgu. Këto janë fenomene tranzicioni që duhen përmirësuar me Kodin Zgjedhor. Patjetër që ka fenomene, e duhen përmirësuar”, tha Ahmetaj.