Kreu demokrat, Lulzim Basha ka paralajmëruar se pas largimit të Ramës nga pushteti, kriminelët do të “shtypen pa mëshirë”, teksa theksoi se “me fundin e këtij regjimi kriminal, do t’i japim fund politikës së të fortëve”.
Sipas Bashës, për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive, ndërsa shtoi se reformat do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.
“Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë! Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare.
Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, tha Basha.