Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka komentuar deklaratën e deputetes Rudina Hajdari lidhur me vizitën e Presidentit Meta në Tropojë. Përmes një statusi në Facebook, Mehmetaj ironizon Hajdarin duke i thënë se asaj i duhet të marrë ‘autorizim’ për të shkuar në Tropojë për të nderuar babain e saj.
“Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vërtetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare ‘autorizim’. Kjo po çmend dynjanë!”, shkruan ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vërtetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare “autorizim”. Kjo po çmend dynjanë!