Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Votime që nuk ishin zgjedhje, por që as fitues nuk prodhuan

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Heroi i pagjasë, Sait Dollapi

Nga: Alfred Lela

Zgjedhjet e 30 qershorit, që opozita me të drejtë i quan votime, krijuan një iluzion të ri në spektrin politik shqiptar. Në më të paktën mbajtën gjallë shitësit e përhershëm të iluzioneve. Lulzim Basha del e thotë se, 85 përqind e shqiptarëve e refuzuan Edi Ramën, ndërsa ky i fundit i mbytur në djerësë, sa nuk u lag edhe tjetërkund duke falenderuar, përqafuar dhe ngashnjime të tjera për popullin e tij ‘që e don fort’.

Nëse marrim pohimin e Bashës të ’85 përqindëshit refuzues’, mund të copëzohet në disa refuzime. Më i heshturi dhe më i madhi është ai i emigrantëve; 41 përqind e listës zgjedhore në Shqipëri është jashtë. (Kjo është një dramë më vete, por nuk është ky shqetësimi i këtij shkrimi, shkurt mund të thuhet se një klasë politike që ka rreth gjysmën e popullsisë jashtë duhet të ikte nga sytë këmbët). Çfarë mbetet pas ‘eksodit biblik shqiptar’ është litari elektoral që tërheqin palët çdo dy vjet, në zgjedhjet e radhës për Bashkitë apo Kuvendin. Pra, rreth 59 përqind, nga të cilët 21.6 (sipas shifrave zyrtare të KQZ të cilat kontestohen nga opozita) kanë dalë në votime duke mbështetur Edi Ramën dhe partizat e tij. Përfundimisht Edi Ramën, sepse përveç Finiqit të marrë nga një parti e minoritetit grek, 60 bashki do t’i kontrollojë Partia Socialiste.

A do të thotë se rreth 37 përqind e elektoratit i përket forcave opozitare me në krye Partinë Demokratike. Absolutisht jo, sepse edhe në këtë fetë të elektoratit ka ‘pakica të heshtura’, ku hyjnë socialistët e pakënaqur, demokratët e pakënaqur (që nuk e durojnë Ramën, por janë të trishtuar, për një arsye a tjetër, edhe me opozitën, apo edhe një elektorat që e ka traditë shmangien e votimeve, pasi ka humbur besimin te politika, e me radhë).

Nëse i zbret të gjitha këto ‘pakica të heshtura’, përqindja e opozitës shkon dikur afër asaj të qeverisë, duke mbetur megjithatë pak më lart. E ndershme është të cilësohet se, 21.6 përqindëshi i Ramës ka brenda edhe forcën, apo joshjen e makinerisë së pushtetit, ku hyjnë administrata, vendet e punës, benefite e premtime të shumta, e pse jo edhe frika.

Kësisoj, besimi që i është dhënë kryeminsitrit kur ai bëri fresh start në vitin 2013 është qartësisht në rënie. Ai vit zgjedhjesh parlamentare ofron për krahasimin më shumë drejtpeshim sesa 2015, edhe për arsye të dyshimeve të shumta për manipulim të votës në zgjedhjet pasuese, siç u pa edhe në përgjimet e publikuara nga gjermania BILD.

Diferenca pozitive mes opozitës dhe mazhorancë, megjithatë, nuk është aq sa duhej të ishte dhe kjo duhet ta shqetësojë lidershpinin e PD. Pas gjithë këtyre skandaleve, keqqeverisjes, korrupsionit, arrogancës, çfarë e mban ende të ngushtë dallimin elektoral mes palëve?
Kjo pyetje ka nevojë për përgjigje të ndershme dhe jo për propagandën që mundohet të krijojë konsensus iluziv në opinion publik për ’85 përqind refuzim’.

Qartësisht, Basha nuk ‘u rrëzua’ nga votimet e 30 qershorit, siç parashikohej apo ndillej nga kundërshtarët e tij, jashtë dhe brenda partisë, por ai nuk është bërë ende zgjedhja më e mirë e shqiptarëve. Vetë refuzimi që z. Basha artikulon, e ka brenda këtë logjikë që i shkon kundër. Sepse lideri i opozitës është duke kërkuar, elektoralisht, dashurinë për të, jo refuzimin për kundërshtarin.

Për të provuar ‘fatin e tij të fundit’ shefi i demokratëve ka në dispozicion vetëm një palë zgjedhje. Pas tyre vjen fillimi ose fundi.

 

Tags: alfred lelavotimeZgjedhjet

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, Izraeli përgatit ushtrinë në rast sulmi

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, Izraeli përgatit ushtrinë në rast sulmi

Detajet/Top Channel rikthen në ekran emisionin shumë të pëlqyer

Detajet/Top Channel rikthen në ekran emisionin shumë të pëlqyer

Më në fund reagon Rina: Si nisi historia e diss-eve me Taynën

Më në fund reagon Rina: Si nisi historia e diss-eve me Taynën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com