Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ende situata politike në vend është shumë e tensionuar.
Raportohet se së fundmi, disa aleatë opozitarë janë takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha. Në selinë e PD-së kanë hyrë Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Duka dhe Mediu. Kujtojmë se Basha theksoi se votimet e ditës së djeshme ishin një sukses për opozitën pasi sipas tij “80 përqind e shqiptarëve bojkotuan zgjedhjet farsë të kryeministrit Rama.”