Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore, a mos jemi sërish buzë greminës?

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore, a mos jemi sërish buzë greminës?

Nga: Saladdin Ahmed “Open Democracy”

Sot po jetojmë në një botë, që nuk është shumë ndryshe nga bota para Luftës së Parë Botërore, kur disa perandorë dhe familjet e tyre, kontrollonin fatin e shumicës dërrmuese të popullsisë së botës. Në vitin 1914, ajo që e shkaktoi Luftën e Madhe, ishte vrasja e Arkidukës austriak Franz Ferdinand, nga një nacionalist serb.

Vrasja ndodhi më 28 qershor. Pesë vjet më vonë, më 28 qershor 1919, lufta mbaroi, por me koston e rreth 40 milionë jetëve njerëzore. Sot nuk ka më perandori në kuptimin e dikurshëm të kësaj fjale, por udhëheqësit e sotëm autoritarë janë po aq të fuqishëm sa çdo perandor në histori.

Disa prej këtyre udhëheqësve, janë lloji i bullistëve që nuk do të mendoheshin 2 herë, përpara se të ndërmerrnin vendime potencialisht katastrofike, thjesht për të mbajtur lart imazhin e tyre të “burrave të fortë”. Shihni këtë listë: Donald Trump, Kim Jong-un, Vladimir Putin, Ali Khamenei, Rexhep Taip Erdogan, Narendra Modi, Rodrigo Duterte dhe Jair Bolsonaro.

Çfarë kanë të përbashkët të gjithë këta? Ata kanë shumë pushtet, dhe shfaqin prirje autokratike kur e ushtrojnë atë. Pavarësisht nëse jeni një shkencëtar gjenial në Shtetet e Bashkuara, një poet paficist në Brazil, apo një filozof i madh në Iran, e vërteta është se fati juaj është deri në një farë mase, në duart e një njeriu, që në një botë më racionale nuk do të lejohej të kujdesej as për një kafshë.

Çfarëdo që i themi vetes për elitën që kontrollon politikën në nivel kombëtar, rajonal dhe global, ekziston një fakt i turpshëm, me të cilin duhet të përballemi:ua kemi dorëzuar fatin dhe mirëqenien e planetit tonë një grupi liderësh të dhunshëm. Dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për të gjithë.

Ajo që ndodhi më 20 qershor, kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, rrëzoi një dron amerikan, mund të ketë shkaktuar fillimin e një lufte. Në një postim në rrjetet sociale një ditë më pas, Donald Trump, tha se kishte anuluar në momentin e fundit një sulm kundër Iranit, duke shmangur 150 viktima. Aktualisht, ne nuk jetojmë në një gjendje lufte, por as në një gjendje paqeje. Kjo situatë nuk është shumë e qëndrueshme.

Çdo përllogaritje e gabuar ose keqkuptim mund të çojë në llojin e sulmit që do të shkaktonte një akt hakmarrës nga tjetri për të shpëtuar fytyrën, çka do të sjellë një kundër veprim – sërish për motive të ngjashme – dhe para se ta kuptojmë këtë, do të ketë nisur ndërkohë një luftë.

Në vitet 1960 dhe 1970, pati në çdo moment kërcënime serioze për shpërthimin e një lufte bërthamore, prandaj protesta kundër luftës ishte jashtëzakonisht popullore.

Kur Lufta e Ftohtë përfundoi në fund të viteve 1980, ne patëm ndjenjën e rreme të paqes së përhershme. A thua sikur kërcënimi bërthamor, të ishte një relike e historisë qe e lamë pas. Në fakt në botë ekzistojnë ende shumë bomba bërthamore, të afta të zhdukin disa herë gjithë popullsinë e botës.

Udhëheqësit e sotëm politikë, që kanë autoritetin për të filluar një luftë bërthamore, nuk janë domosdoshmërisht më të arsyeshëm sesa udhëheqësit e epokës së Luftës së Ftohtë. Kjo do të thotë, se probabiliteti i një lufte bërthamore me pasoja globale katastrofike, nuk është aspak i papërfillshëm, veçanërisht pasi “klubi bërthamor” po i zgjeron radhët e veta.

Ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se anëtarët e rinj të këtij “klubi”, do të jenë ndër më të paarsyeshmit; për të mos përmendur faktin që gjithmonë ekziston mundësia, që armët bërthamore të bien në duart e ekstremistëve.

Nën hegjemoninë e kulturalizmit, është e lehtë të fshihen të gjitha format e ekstremizmit dhe totalitarizmit. Ata prej nesh që kanë qenë mjaftueshëm me fat për të jetuar në demokracitë liberale, duket se po shkojnë drejt autokravive, pavarësisht nga alternativat që kanë ende në dispozicion.

Ka diçka krejtësisht të gabuar, në një sistem që fuqizon populistë si Bolsonaro dhe Trump. Udhëheqës të tillë, mund të na japin iluzionin se gjërat do të jenë më mirë. Por nëse nuk kuptojmë thelbin e krizave sociale, politike dhe ekologjike me të cilat përballemi, gjërat do të kenë akoma me keq.

Lënia e politikës tek elita që kontrollon institucionet qeveritare, do të vazhdojë të na bëjë përgjegjës për krijimin e një historie që është barbare, pavarësisht përparimeve tona të shpejta teknologjike. Ajo që na duhet, është një ndërgjegje më e ndriçuar dhe internacionaliste, një vullnet i fortë kolektiv për të realizuar ndryshime reale drejt një bote më të sigurtë, më të drejtë, dhe më gjithëpërfshirëse.

Ecja graduale  drejt një bote të tillë, ndodh përmes burokracive që keqinterpretojnë interesat e njerëzve, për hir të mbrojtjes së aparaturave institucionale të elitave qeverisëse. Ajo që po ndodh tashmë me demokracinë më të fuqishme në botë, atë amerikane, është një manifestim jo vetëm i brutalitetit të sistemit global në vend, por edhe i indiferencës së nevojshme publike për normalizimin e një brutaliteti të tillë.

Në vitin 1914, bota po hynte në një fazë barbarizmi, dhe askush nuk e kishte idenë se sa e përgjakshme do të ishte ajo. Ndërsa shpërthimi i luftës ndodhi papritur, kushtet që çuan tek ajo u krijuan gradualisht. Në rast nuk do të lindë një vetëdije e re ndërkombëtare, ne do të vazhdojmë të ecim drejt greminës së barbarizmit, dhe askush nuk mund të parashikojë shkallën e dhunës së saj.

TIRANA TODAY

Tags: belideretSHBA

TË LIDHURA

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre
Bota

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë
Bota

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

18:14 | 04/12/2025
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

17:16 | 04/12/2025
Next Post
30 qershori/ Ish-presidenti: Kjo ditë ka hyrë në fletët më të zeza, të historisë së Shqipërisë

30 qershori/ Ish-presidenti: Kjo ditë ka hyrë në fletët më të zeza, të historisë së Shqipërisë

Pjesëmarrje e ulët, por të qeta dhe paqësore/ Meta: Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re

Pjesëmarrje e ulët, por të qeta dhe paqësore/ Meta: Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re

Skandali/ Kandidati për Vorën, merr më shumë vota se numri i pjesëmarrësve

Skandali/ Kandidati për Vorën, merr më shumë vota se numri i pjesëmarrësve







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com