Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Rama kërkon viktima”/ Një ditë para zgjedhjeve, Paloka paralajmëron shqiptarët. Ka një thirrje

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tensione në Dibër/ Militantët tentojnë të futen në KZAZ, policia hedh gaz lotsjellës (Video)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka përgënjeshtruar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u shpreh mbrëmjen e djeshme se protestuesit kishin hedhur bomba molotov drejt një KZAZ në Dibër.

Paloka ka hedhur akuza ndaj punonjësve të policisë, për të cilët tha se kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

Teksa u shpreh se kryeministri Rama po kërkon viktima, ish-deputeti iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të kreut të qeverisë.

“Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi çdo dhunim, presion, dhunë, falsifikim, mashtrim që regjimi i tij bën”, deklaroi ndër të tjera Paloka.

Deklarata:

Regjimi në ikje e Edi Ramës e ka kthyer dhunën shtetërore në mjetin kryesor që mishëron procesin kriminal, antikushtetues dhe antiligjor të 30 Qershorit.

Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz me maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama.

Mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asgjë nga ato që policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt mashtroi. Nuk është hedhur asnjë bombë molotov. Ka patur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend.

E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore.

Dëshmia e infermieres kurajoze nga Dibra, rrëzon poshtë propagandën dhe mashtrimet luftënxitëse të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës. Infermierja tha të vërtetën se policët nuk janë lënduar nga protestuesit paqësorë, por nga vetë kolegët e tyre.

Në dhunim të rëndë të ligjit, policia dhe forca të paidentifikueshme, të pajisura me armatim ushtarak dhe jo policor, kanë ndërhyrë si banditë në familjen Kaloshi në Dibër, duke arrestuar dhe dhunuar në orën 03.00 të mengjesit disa anëtarë të kësaj familjeje.

Ata kanë goditur me gaz lotsjellës dhe janë treguar barbarë kundër grave dhe fëmijëve, duke i goditur dhe duke i ndaluar të marrin menjëherë ndihmën e shpejtë.

Arsyeja e vetme e kësaj dhune shtetërore dhe kriminale është se anëtarët e familjes Kaloshi janë kundërshtarë politikë të regjimit të Edi Ramës.

Dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve.

Në vend që Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditë të tjerë të ishin pas hekurave të burgut për shkatërrimin e proecit zgjedhor të Dibrës, ata janë janë të lirë dhe po organizojnë farsën e së dielës dhe dhunën shtetërore për llogari të Edi Ramës.

Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditët me apo pa uniformë, me apo pa maska janë simbolet e Edi Ramës për 30 Qershorin në Dibër.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.

Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.

Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgjatur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës.

Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, egjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen!

Tags: Diberedi palokaKZAZpoliciaZgjedhjet

TË LIDHURA

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve
Aktualitet

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

12:29 | 24/06/2025
Next Post
Protestë në Tiranë, militantë të PD-së mblidhen te “Shkolla e Kuqe”

Protestë në Tiranë, militantë të PD-së mblidhen te “Shkolla e Kuqe”

“Duam të arratisemi”, Media italiane: Shqipëria mes votimeve dhe dhunës

“Duam të arratisemi”, Media italiane: Shqipëria mes votimeve dhe dhunës

Ja sa minuta shpenzojnë në ditë gratë shqiptare duke bërë punë shtëpie

Ja sa minuta shpenzojnë në ditë gratë shqiptare duke bërë punë shtëpie

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi
Bota

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi

by mirseda
13:30 | 24/06/2025
0

Pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, tensionet u rindezën brenda pak orësh, pasi Tel Avivi...

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

13:19 | 24/06/2025
“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

12:43 | 24/06/2025
Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

12:40 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com