Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Berisha-Basha braktisin Metën, kreu i PD del kundër futjes në zgjedhje edhe më 13 tetor

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha-Basha braktisin Metën, kreu i PD del kundër futjes në zgjedhje edhe më 13 tetor

Partia Demokratike i ka dhënë një goditje të fortë dje presidentit Ilir Meta. Ky i fundit shtyu më 13 tetor zgjedhjet vendore, por një gjë e tillë nuk është mbështetur aspak nga PD. Kreu i saj, Lulzim Basha doli në mbrëmje në një konferencë për mediat, duke deklaruar se partia e tij nuk do futet në zgjedhje as më 13 tetor, nëse nuk plotësohen dy kushtet bazë të saj: Dorëheqja e Ramës dhe ndëshkimi i emrave të përfshirë në vjedhje votash.

“Sot presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur presidentit Meta në takimin e sotëm. PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh, dhe në asnjë diskutim për zgjedhje. Nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma të çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm për t’iu rikthyer proceseve politike”, deklaroi kreu i PD.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar prerë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike me kryesocialistin Edi Rama, në asnjë rrethanë dhe asnjë kusht. Në një dalje urgjente nga selia e PD, Basha ka paralajmëruar një fund të keq për kryeministrin Rama, duke thënë se gabohen të gjithë ata që mendojnë se ai do ia hedhë. “Nuk bëjmë marrëveshje me Ramën në asnjë rrethanë dhe asnjë kusht. Nuk diskutojmë me të në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Ata që mendojnë se Rama do ia hedhë, gabohen, ai është në fund të rrugës së tij politike dhe do jetë fund i keq. Ai ka shkelur çdo ligj, ka shkelur çdo standard, vlerë, rregull e normë sadopak demokratike. Ka prekur nivelin që rrallë e arrijnë edhe liderët lindorë. Gjithçka e ka bërë vetëm për pushtet dhe para, por paratë nuk do ta mbrojnë më. Natyrisht, ai ka akoma mbështetës naivë, që mbyllin sytë para bashkëpunimit të tij me krimin. Do ketë të tillë edhe ditën që Edi Rama do të rrëzohet, siç ka sot ende njerëz që duan Enverin. Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Ramën”, tha Basha dje.

Berisha braktis Metën

Përveç Bashës, edhe Sali Berisha e ka braktisur Ilir Metën. Edhe pse ky i fundit u kujdes dje në konferencë shtypi të deklaronte se ka pikë të dobët doktorin, ky i fundit e ka lënë vetëm në betejën e tij me qeverinë dhe ndërkombëtarët. Në javën më kulminante, Berisha është arratisur nga Tirana. Dje ai ka qenë në Gjenevë, ku ka marrë pjesë në forumin “Krans Montana”. Berisha sulmoi Ramën, por nuk përmendi aspak lëvizjet e presidentit. Po ashtu në rrjetet sociale dhe në deklarimet e tij nuk ka folur aspak për lëvizjet e kreut të shtetit.

Fillimisht ishte Berisha, ai i cili deklaroi se do ketë përplasje civile më 30 qershor. Më pas ishte Ilir Meta, ai i cili u bë palë, ku përmendi disa herë rikthimin e 1997. Por kohet e fundit Berisha ka bërë hapa pas, nuk flet më për konflikt civil, nuk bën thirrje për përplasje të dhunshme dhe nuk përmend Ilir Metën.

Kjo konfirmon se Meta është i vetëm në betejën përballë qeverisë dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu tregohet se gjithë meraku i presidentit është te vetja dhe LSI. Pas 30 qershorit, LSI shkon drejt shkrirjes. Po ashtu, duke u mbajtur zgjedhjet vuloset shkarkimi i kreut të shtetit. Por demokratët e kanë kuptuar se ndërkombëtarët i kanë vënë vizën Metës dhe LSI dhe po distancohen. Sido që të jetë, PD e ka një elektorat bazë dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet, ajo i ka disa vota të garantuara. I vetmi që rrezikon tani është Meta, i cili duket se është braktisur dhe nga aleati i tij më i madh, Berisha. /Gazeta SOT

 

Tags: BerisharamaZgjedhjet

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Unë e di çfarë do thotë Lulzim Basha në 1 Korrik kundër Evropës dhe Amerikës!

Unë e di çfarë do thotë Lulzim Basha në 1 Korrik kundër Evropës dhe Amerikës!

Kujtim Gjuzi zbulon pse Berisha iku në Zvicër: Eshtë sëmurë, ia di edhe klinikën

Kujtim Gjuzi zbulon pse Berisha iku në Zvicër: Eshtë sëmurë, ia di edhe klinikën

Washington Times ngre pyetjen: Pse DASH përfshihet në politikën e brendshme shqiptare?

Washington Times ngre pyetjen: Pse DASH përfshihet në politikën e brendshme shqiptare?







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com