Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e sotme të zhvillojë një takim me elektoratin e tij në Fier.
Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri ka lajmëruar qytetarët e Fierit se është nisur drejt tyre me “habere të mira”.
“FIERI po vij jam aty ku jeni FIERI se kam habere të mira për ju, plasi filxhani erdhi 30QERSHORI, më prisni tek Turizmi në 20.00”, shkruan Rama.
Ndërkohë, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë dalë në protestë kundër Ramës, ku mes tyre ndodhet dhe ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Ajo deklaroi se Rama nuk është i mirëpritur në Fier, pasi sipas saj, duhet të përgjigjet fillimisht përpara drejtësisë.
“Hajde o Rama Gangsteri, Këtu e ke Fierin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mbuluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në bodyguard personal.
Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh. Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin”, dekalori ish-deputetja